1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Klubet e Hamburgut në akuzë për racizëm

Shumë emigrantë në Gjermani ankohen për diskriminimin që ndeshin në ambiente të ndryshme të jetës së përditëshme. Sipas një studimi të ri të zinjtë dhe njerëzit nga Lindja e Mesme nuk lejohen të futen në klube.

Truprojet kanë vetëm 5 deri në 10 sekonda kohë gjatë netëve të fundjavës për të vendosur nëse dikush do të hyjë në klub apo jo. Ata kanë vetëm pesë sekonda kohë për ta parë në fytyrë, të shikonjë me kujdes veshjen dhe sjelljen, e me pas të vendosin nëse klienti do të hyjë brenda apo jo. Klub-et kanë rregullat e tyre, thotë zëdhënsi i Shoqatës së Klub-eve dhe Bareve të Hamburgut, Tim Becker. "Çdo klub ka rregullat e tij sa i përket zgjedhjes së personave që hyjnë brenda,” shpjegon ai. Disa klub-e kanë rregulla të forta në veshje: nuk mund të shkohet me xhinse apo bluze, vetëm kostume. Ndërsa të tjerë nuk lejojnë të futen ata që kanë rrëkëllyer disa gota më parë. “Truprojat duhet të bëjnë një përzgjedhje të duhur. Ne nuk duam të na vijnë njerëz në klub vetëm se birra është e lirë, ne duam njerëz që sillen si duhet dhe pëlqejnë muzikën,” thotë Becker.

“Nuk ka kuota për njerëzit me ngjyrë”

Türsteher vor Club Restaurant Disco

Becker menaxhon një Irish pub (pab Iralndez), që ndodhet në zonën e Reeperbahn, aty ku gjendet zona me drita të kuqe dhe klubet e Hamburgut. Turistët dhe banorët lokalë bashkohen në klubet moderne, bare të mbushura plot dhe dyqane ku shiten produkte erotike (sex shops).

Disa nga këta klube nuk lejojnë Joel Zomboun të futet brenda. Ai tregon se disa nga truprojat i thonë që as të mos tentojë të mbajë radhë se nuk ka për të hyrë. Zombou është i zi. Por Becker është i bindur se lokalet e natës nuk diskriminojnë në bazë të ngjyrës së lëkurës. “Jo, nuk ka asnjë pengesë për njerëzit me ngjyrë. As për të zinjtë, të verdhët, jeshilët apo çdo lloj ngjyre tjetër!”

Eksperiencë poshtëruese

Zombou nuk është dakord. Ai është nxjerrë disa herë nga radha për t'u futur në klub, ndërkohë që miqtë e tij kanë hyrë brenda. “Është poshtëruese të të nxjerrin jashtë nga një grup njerëzish,” thotë ai për DW. "Në atë moment pyes veten: çfarë kam bërë? Dhe arrij në konkluzionin se të jesh gjerman, duhet të jesh i gjatë, biond dhe të kesh sy blu.” Zombou, i cili është afër të tridhjetave, erdhi në Gjermani 8 vite më parë për të studiuar punë sociale dhe sot ai jep këshilla për emigrantët e sapo ardhur. Çdo ditë ai dëgjon raste për përplasje dyersh në fytyrë kur qiradhënësit kuptojnë se ata janë të huaj, palestra që refuzojnë abonimin dhe sjellje jo të hijshme nga administrata.

I riu mori pjesë në një eksperiment të organizatës “Basis and Woge”, që studion diskriminimin në Hamburg. Një natë dy grupe të rinjsh, tre të zinj dhe tre të bardhë, dolën për të shkuar në klube. Grupi me të rinjtë e zinj nuk mundën të futeshin në 7 klube nga 8 që shkuan gjithsej. Ndërsa grupi i dytë me të rinj në dukje me prejardhje nga Turqia, shkuan në pesë klube.

Diskriminim që përhapet

Në foto, Joel Zombou

Në foto, Joel Zombou

Birte Weiß nga “Basis and Woge”, e cila organizoi eksperimentin thotë se ishte mjaft e befasuar nga rezultat e eksperimentit. "Diskriminimi është i përhapur në të gjithë Gjermaninë. Emigrantët përballen me diskriminimin në jetën e tyre profesionale, kur kërkojnë një apartament, kur kanë të bëjnë me zyrat shtetërore, madje edhe në kohën e lirë, në veçanti klube dhe palestra.”

Pas eksperimentit të gjithë shkuan për të pirë një birrë, por jo Zombou. Ai mori tramvain për të shkuar në shtëpi sepse ndihej i fyer dhe brenda tij ziente nga frustrimi. Tani ai po shikon mundësinë të largohet nga Gjermania, për të shkuar në Francë apo Kanada. “Të huajt mund të përpiqen sa të duan, të gjejnë një punë, të krijojnë një familje, të bëjnë para, por asnjëherë nuk është mjaftueshëm,” thotë Zombou.

  • Data 10.10.2012
  • Autor Naomi Conrad / Amarildo Topi
  • Fjalët kyç racizem, gjermani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16NI2
  • Data 10.10.2012
  • Autor Naomi Conrad / Amarildo Topi
  • Fjalët kyç racizem, gjermani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16NI2