1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Klose largohet nga Bayerni - fat i ri në Spanjë?

Miroslav Klose, futbollisti i Bajernit të Mynihut, largohet pas katër vitesh loje në këtë skuadër. Kontrata e 32 vjeçarit, lojtar i kombëtares gjermane nuk do të zgjatet, ka bërë të ditur, klubi futbollistik i Bajernit.

Ndeshja Gjermani- Kazakistan

Ndeshja Gjermani- Kazakistan

Meqenëse klubi i FC Bajernit ia zgjati kontratën vetëm për një vit në vend të dy vjetëve siçdëshironte ai, Klose po kërkon një kontratues të ri. Pas katër vitesh tek ekipi rekord kampion gjerman, futbollisti 32 vjeçar i kombëtares gjermane kërkon tani fatin ndoshta dhe një vend të ri tek spanjollët.

Klose nuk mundi të binte në ujdi me Bajernin për një zgjatje të kontratës së tij të përfunduar, ndërkohë që F.C. Valencia mund të jetë dëshira e tij për të ardhmen. Për një klub të ri top për golëshënuesin pa ofertë konkrete, e dëshiron edhe trajneri i kombëtare Joachim Löw.

"Për fat të keq bisedimet me Miroslav Klose-n nuk patën rezultat pozitiv. Ne kishim dëshirë t'ia zgjatnim atij kontratën, por nuk u arrit në një emërues të përbashkët, deklaroi para shtypit pas negociatave të zhvilluara në fundjavë, kryetari i bordit të klubit të Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Podolski dhe Klose pas golit me Finlandën

Podolski dhe Klose pas golit me Finlandën

Klose dëshironte një periudhë kohore të garantuar për dy vjet. “Unë kam kaluar këtu në Mynih katër vite shumë të bukura dhe të suksesshme, për këtë do të doja ta falenderoja përzemërsisht klubin FC të Bajerinit", deklaroi pas vendimit vetë lojtari i lindur në Poloni, Miroslav Klose. “Për mua ishte gjithmonë e veçantë që të luaja për këtë klub”, vazhdoi më tej ai.

Prej vitit 2007 Klose që feston këtë të enjte (09.06) datëlindjen e 33-të, ka luajtur në 98 ndeshje të Bundesligës për ekipin e Bajernit duke shënuar gjithsej 24 gola. Më parë ai ka luajtur me ekipin e Kaiserslautern-it dhe Werder Bremen-in.

Si lojtar në 109 ndeshje të kombëtares, ai ka fituar me Bajernin në 2008 dhe 2010 dy herë titullin e Kampionatit dhe po ashtu Kupën e Gjermanisë, si dhe ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në 2010.

Ndryshe nga Bajerni, për trajnerin e kombëtares Löw, Klose deri tani ka qenë qendërsulmues, por për shkak të një plagosjeje ai duhet të anulonte pjesëmarrjen në ndeshjet ndaj Austrisë dhe Azerbajxhanit.

Me 61 gola në 10 ndeshje ndërkombëtare deri tani, lojtarit gjerman i lindur në Poloni i mungojnë vetëm 7 gola për të arritur Gerd Müller-in, si më i sukseshmi deri tani në Gjermani.

Ndeshjet e bundesligës- Shutgart- Bayern i Mynihut 3:6, Klose Ribery

Ndeshjet e Bundesligës- Shutgart- Bayern i Mynihut 3:6, Klose Ribery

Saltot me të cilat Klose ka shoqëruar gjithmonë golat e tij, gjithashtu do të mbeten në mendjen e të gjithë sportdashësve dhe tifozëve e tij.

Në ndeshjen finale të Bundesligës më 14 maj kundër Shtutgartit ai i ofroi Arjen Robben-it një pas me top në një largësi prej dy metrash, duke bërë që të shënohej gol në portën e kundërshtarit.

Tashmë e ardhmja e Kloses ka gjasa të jetë në duart e klubit spanjoll Valencia. Interes ndërkohë kanë paraqitur edhe klubet në Itali dhe Angli.

Autor: Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama