1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Klinton po përgatit terrenin për një humbje eventuale të ndershme

Hillary Clinton fitoi bindshëm zgjedhjet për kandidaturën presidenciale kundër Barack Obamës në Virgjininë perëndimore. Para simpatizantëve të saj ajo premtoi vazhdimin e garës për postin e presidentit.

Senatorja Hillary Rodham Clinton, fiton në Virxhinian perëndimore

Senatorja Hillary Rodham Clinton, fiton në Virxhinian perëndimore

Hillary Clinton premton që të mos i zhgënjejë zgjedhësit e saj, por ky është një shërbim i mirë për Obamën.

Fitorja në Virxhinian perëndimore legjitimon vazhdimin e garës së Hillary Clintonit për postin e presidentes amerikane. Ajo ka të drejtë kur thotë se edhe zgjedhësit tjerë duhet të kenë të drejtën të shprehin mendimin e tyre se cili prej politikanëve duhet të kandidohet para Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale. Asnjëri prej kandidatëve ende nuk ka fituar shumicën e duhur të votave.

Hillary Clinton dhe Barack Obama po zhvillojnë një garë të pakompromis, por shancet janë shumë të mëdha, që në nëntor të gjithë zgjedhësit të mbështesin njërin prej tyre në garën kundër republikanit, John McCain.

Hillary Clinton dëshmoi në fjalimin e saj pas këtyre zgjedhjeve se qëllimi i saj nuk është përçarja e demokratëve. Me fjalë shumë të zgjedhura foli për kundërkandidatin Barack Obama dhe vullnetin e tij për një udhëheqësi të re në Amerikë. Me fjalët se do të vazhdojë garën deri në numërimin e fundit, ajo po përgatit terrenin për një humbje eventuale të ndershme. Ajo llogarit se do të ketë edhe votat e delegatëve në Miçigan dhe Florida, ku me 31 maj do të vendoset se për cilin prej kandidatëve do të votojnë. Ndërkohë që zgjedhjet në Puerto Riko zhvillohen më 1 qershor.

Hillary Clinton ka të drejtë kur thotë se Obama ka problem me një shtresë të madhe të popullsisë. Ai flet në emër të të rinjëve, studentëve, atyre që fitojmë më mirë dhe natyrisht në emër të popullsisë me ngjyrë. Ndërkohë që të bardhët dhe zgjedhësit me më pak shkollë në pjesën më të madhe kanë votuar për ish zonjën e parë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe për faktin se kandidati konkurenti i saj ka një ngjyrë tjetër lëkure. Nuk ndihmon fare në qoftë se i mbyll sytë para faktit se në këtë vend ka njerëz të cilët nuk do të votojnë për një të zi. Nuk je racist në qoftë se flet për këtë problem, por racistë janë ata të cilët i ofendojnë aktivistët e shtabit të Obamës - të bardhët dhe ata me ngjyrë. Kjo po ndodh më shpesh se sa do të donin demokratët që të ndodhte.

Obama pra duhet të dëshmojë se do të jetë president për të gjithë. Edhe për gratë e moshuara, pjesa më e madhe e të cilave votojnë për zonjën Clinton, por edhe për të zhgënjyerit me gjendjen ekonomike. Obama quhet si elitist, jo kret pa të drejtë. Fakti që shumë njerëz vazhdojnë t`ja japin votën Hillary Clintonit do të thotë se Obama duhet të dëshmojë se i kushton vëmendje të gjithëve. Eshtë ky një mësim shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit.

  • Data 14.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzZi
  • Data 14.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzZi