1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Klinsman trajneri i ardhshëm i Bajernit të Mynihut

Përzgjedhja e Jyrgen Klinsmanit (Jürgen Klinsmann) si trajner i ardhshëm i Bajernit të Mynihut është tema më e komentuar në shtypin e së shtunës në Gjermani.


"Bild Zeitung" shkruan: "Heroi i Botërorit 2006 më në fund kthehet në Gjermani! Jyrgen Klinsmani do të jetë në verën e 2008 trajneri i ri i Bajernit të Mynihut. Me këtë s´kish llogaritur askush. Tifozët diskutojnë kulmin e Bundesligës: Klinsi dhe Bajerni a do t´ia dalin vallë? Klinsi si askush tjetër shquhet për guxim, pasion dhe për gjetjen e shtigjeve të reja. Por ai s´ka punuar asnjëherë si trajner ekipi në një klub. Klinsi ka pasur suksese të mëdha si lojtar në klubin e Bajernit të Mynihut. Por në fund ka pasur mjaft grindje mes tij dhe pjestarëve të klubit. Edhe si trajner i kombëtares ai vazhdimisht grindej me eprorët. Një gjë është mëse e qartë: sezoni i ardhshëm i Bundesligës do të jetë më interesanti i të gjitha kohërave. Pavarësisht, nëse Klinsi fiton ose humbet. Klinsman trajneri i Bajernit, le të gëzohemi për të!", komenton "Bild Zeitung".


Një citat edhe nga komenti i "Schwäbische Zeitung": "Në klubin e tij të ri Jyrgen Klinsmani ka eprorët mbi kokë, të cilët konsiderohen të gjithë si të plotfuqishëm: menaxheri Hënes (Hoeneß), kryetari i kryesisë Rumenige (Rummenigge) dhe presidenti Bekenbauer (Beckenbauer). Klismanit i duhen suksese ndërkombëtare, më e mira do të ishte fitorja e Ligës së Kampioneve. Nëse mungojnë këto suksese të plotfuqishmit do të ndërhyjnë dhe do të ndizet konflikti, sepse Klinsmani nuk lejon që ta heqin për hunde. "Ne të gjithë e kemi të qartë, gjuatja tjetë e topit duhet të jetë e qëlluar", u shpreh Hënes përpara se të vendosej marrëveshja me Klinsmanin. Nëse kjo gjuatje shënon, atëherë ky është vendimi më i mirë për klubin. Në rast të kundërt ky do të ishte një vetëshkatërrim.", shkruan "Schwäbische Zeitung".

  • Data 11.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoWd
  • Data 11.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoWd