1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Klina në Kosovë dhe Gjirokastra në Shqipëri janë binjakëzuar

Rajonet e Klines në Kosovë dhe ai i Gjirokastrës në Shqipëri kanë kryer binjakëzimin mes tyre, duke rritur nivelin e shkëmbimeve mes qytetareve, institucioneve, dhomave të tregëtisë e ato të kulturës.

default

Intelektualë, biznesmenë, gazetarë, artistë e qytetarë të Klinës janë për disa ditë mysafirë në Gjirokastër.

Intelektualë, biznesmenë, gazetarë, artistë e qytetarë të Klinës janë për disa ditë mysafirë në Gjirokastër. Gazetari kosovar Enver Maloku thotë: "Një ëndër e kahershme është bërë realitet. Qytetarët e të dy qyteteve përfitojnë jashtëzakonisht shumë, ngase thellohen lidhjet vëllazërore, kulturore, këmbimit të kulturave, të traditave, të grupeve të ndryshme artistike si ka ndodhur deri më tash por pse jo dhe në planin ekonomik".

Këshilltari i Bashkisë Gjirokastër, ekonomisti Dino Cico thotë se e kemi pritur prej kohësh këtë moment. "Binjakëzimi dy qyteteve shqiptare që janë në dy shtete të ndryshme do të bëjë një lidhje të mëtejshme të kulturës e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar".

Për shkrimtarin nga Klina Mikel Gujani: "Këtë ngjarje të sotme e konsideroj shumë të rëndësishme. Eshtë një moment që dikur kemi mundur ta ëndërojmë, ndërsa sot po e përjetojmë në realitet".

Studiuesi Preng Buzhala, qëndron gjatë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare e mendueshëm kumton: "Ç'është e vërteta në Gjirokastër kanë ardhur ekipe të shumta të fushave të ndryshme të jetës së Klinës, dhe kjo e begaton më shumë".

Shkëmbimet kulturore tashmë janë konfirmuar edhe institucionalisht. Pirro Qiqi regjizor i teatrit Gjirokastër tregon planet për të ardhmen: "Teatri Gjirokastrës mund të japë një ndihmesë të madhe duke dhënë shfaqje në Klinë ashtu si dhe trupa e Klinës do të vijë në Gjirokastër".

Klina (Kosovo) und Gjirokastra (Albanien) haben Partnerschaft abgeschlossen

Takime frytëdhënëse në Dhomat respektive të tregtisë e industrisë, por edhe me institucione si arsimi, bujqësia, rendi e universiteti “E'qrem Cabej”. Hajdin Morina drejtor arsimi në Klinë: "Klina nga Gjirokastra dhe Gjirokastra nga Klina do shkëmbejnë përpos kulturës edhe përvoja arsimore. Edhe ne shqiptarët do të japim angazhimin tonë të madh në fushë të arsimit, e cila lidhet me zhvillimet kulturore. Arsimin e kemi si paraprijëse të fushave të tjera dhe besoj se Klina më shumë do të fitojë nga Gjirokastra".

Binjakëzimi mes dy rajoneve ka përfshirë dhe qytetarët. Studiuesi e qytetari gjirokastrit Stefan Arseni që ishte mysafir pak ditë më parë në Klinë shprehet kësisoj teksa pret miqtë kosovarë: "Mu dha mundësia e pata fat të madh që të vete në Kosovë në krahinën e Klinës. U njoha me shumë krijues. Isha në një festival folklorik shumë interesant tre ditor. U njoha me të gjitha grupet e Kosovës. Vizitova studio piktorësh, skulptorësh e sot i pres me kënaqësi, do ti marr dhe në shtëpi të më shikojnë shtëpinë, lagjen, kalanë. Do t`i shoqëroj në të gjitha vendet. Është një kënaqësi për mua e për gjithë qytetarët gjirokastritë ardhja e tyre".

Ja kështu, po të perifrazonim ndryshe Kadarenë, kanë rënë muret e ndarjes dhe tani jemi natyrshëm pranë njëri tjetrit.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 17.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nt9o
  • Data 17.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nt9o