1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Klima, varfëria, çarmatimi - Javë e ngjeshur para Asamblesë së OKB

Asambleja e Përgjithshme Kombeve të Bashkuara, e 64-ta me rradhë, që nis punimet ditën e mërkurë më (23.09) në Nju Jork, ka një program të ngjeshur dhe të jashtëzakonshëm.

Asambleja e Përgjithshme e OKB.

Një javë debatesh të përgjithshme pritet të zhvillohet në takimin e nivelit të lartë të OKB-së në Nju Jork.

Pas samitit për klimën ditën e martë më (22.09), krerët e lartë të shteteve dhe qeverive apo ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të diskutojnë së bashku në këtë takim tradicional. Në të njëjtën kohë ka edhe shumë forume konsultimesh për çarmatimin atomik dhe çështje të tjera aktuale.

Një javë debatesh të përgjithshme pritet të zhvillohet në takimin e nivelit të lartë të OKB-së në Nju Jork. Jo vetëm që Presidenti i SHBA-së Barack Obama do të mbajë ditën e mërkurë më 23.09 fjalimin e tij të parë në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme, por edhe sepse në program bëjnë pjesë edhe prezantimet e Presidentit të Libisë Muammar Gaddafi dhe pushtetmbajtësit iranian Mahmud Ahmadinexhad, të cilët shihen me sy kritikë. Diplomatët amerikanë po përpiqen të evitojnë një takim të këtij të fundit me Obamën. Përveç kësaj, ditën e martë ai do të përpiqet që të rifillojnë bisedimet për procesin e paqes në Lindjen e Afërme, me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz. Po ashtu këtë të martë më shumë se 100 kryetarë shtetesh takohen në samitin për klimën.

Barack Obama dhe Ban Ki Moon.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB dëshiron që të detyrojë Bashkësinë Ndërkombëtare të mbajë premtimet e dhëna.

"Kjo do të jetë Asambleja më e madhe deri tani e këtij lloji me shtetet dhe qeveritë", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, i cili pak para konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në dhjetor në Kopenhagen shprehet i shqetësuar: "Koha është e shkurtër, bisedimet janë shumë komplekse," thotë Ban dhe tregon nga vizita e tij në Arktidë. Ai ka parë akullnajat që shkrijnë, një përvojë e frikshme. Ndryshimi i klimës është duke u bërë shumë më shpejtë nga sa mendojmë ne, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Në Kopenhagen duhet të arrihet një marrëveshje për klimën që të pasojë atë të Kyoto-s. Veçanërisht interesante është darka e ditës së martë (22.09). Ban Ki Moon ka ftuar në një tavolinë vendet e mëdha ekonomike dhe prodhuesit më të mëdhenj të CO2 si dhe disa vende të vogla, ndër të cilët disa shtete ishuj të prekur nga ndryshimi i klimës.

Pasojat e krizës financiare gjatë këtij viti do të jenë po ashtu në qendër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshshme. Më shumë se 100 milionë njerëz, sipas vlerësimit të OKB-së, këtë vit do të kalojnë nën kufirin e varfërsië. Prandaj Sekretari i Përgjithshëm dëshiron që të detyrojë Bashkësinë Ndërkombëtare të mbajë premtimet e dhëna për ndihma, tani në Nju Jork dhe më pas në takimin e G-20-tës në Pittsburg.

Paralelisht në debatet e përgjithshme, ministrat e jashtëm nga e gjithë bota do të diskutojnë po ashtu për marrëveshjen e ndalimit të provave të armëve atomike. Dhjetë vjet pas vendosjes së kësaj marrëveshje, nëntë shtete, ndër to edhe SHBA-ja, nuk e kanë ratifikuar ende.

Ambasadori gjerman në OKB, Thomas Matussek.

Ambasadori gjerman në OKB, Thomas Matussek.

Por Ban Ki Moon shpreson që sa më shpejt të jetë e mundur të arrihen përparime në ndalimin e armëve atomike dhe në çarmatim. Ai përshendeti veçanërisht faktin që Barack Obama do të drejtojë ditën e enjte, më 24 shtator, një seancë të Këshillit të Sigurimit për këtë temë. Kjo është e para e Presidentit të SHBA-së në këtë funksion.

Për këtë, Ambasadori gjerman në OKB, Thomas Matussek tha: "Unë besoj se Barack Obama do ta tregojë qartë që pas abstenimit shumëvjeçar amerikan do të ketë angazhim gjithnjë e më të madh. Pikërisht në zonat e çarmatimit nuklear, të kontrollit të armatimit." Tërheqja nga sistemi mbrojtës antiraketor në Evropë dhe njoftimi për të kërkuar një zgjidhje në reduktimin e armëve armëve atomike, bazohen tek një filozofi e re, mendon Matussek.

Për vëzhguesit e tjerë kjo javë është ndoshta ideali i një bote pa armë atomike.

Autor : Lena Bodewein / Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JmHB
  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JmHB