1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Klima, kriza e ushqimeve apo të dyja bashkë?

Vilma Filaj-Ballvora7 Korrik 2008

Filloi punimet në Tojako të Japonisë takimi i nivelit të lartë të grupit të vendeve të industrializuara G-8. Samiti i zhvillon punimet nën hijen e protestave të antiglobalistëve.

https://p.dw.com/p/EXNv
Delegacioni i G-8, Osaka
Xhorxh Bush dhe Yasuo FukudaFotografi: AP

Japonia i toleron protestat e antiglosbalistëve, por nga ana tjetër i mban ato nën kontroll duke mobilizuar mbi 20.000 policë.

Demonstrimet zhvillohen larg ishullit ku zhvillon punimet samiti. Megjithatë protestuesit shpresojnë, që zëri i tyre do të dëgjohet. Kërkesa kryesore e demonstruesve, vë në dukje Takumo Jamada, zëdhënës i lëvizjes Oxfam është, që kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të G-8 të mbajnë premtimet për zgjidhjen e krizës së ushqimeve në botë dhe mbrojtjen nga ndryshimi i klimës: "Përfaqësuesit e G-8-ës në vend që të shijojnë ditë të bukura në zonën e bukur në Japoni, ku zhvillohet samiti, duhet të jenë përgjegjës për premtimet e dhëna Afrikës mbi krizën e ushqimeve si dhe për masat në parandalimin e ndryshimit të klimës."

Kriza e ushqimeve, energjia, çmimi i lartë i naftës si dhe mbrojtja e klimës janë në axhendën e samitit të G-8

Në videomesazhin e fundjavës kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nënvizoi: "Samiti do të nisë me takimin me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve afrikane. Në qendër të vëmendjes gjatë këtij takimi do të jetë rritja e çmimit të naftës dhe në radhë të parë rritja e çmimit të ushqimeve. Ne do të konsultohemi edhe se si mund t´u ndihmojmë vendeve afrikane në forcimin e bujqësisë vendase. Gjithashtu do të ndalemi edhe në çështjen, e standardeve që na duhen për prodhimin e biokarburanteve, në mënyrë që të mos krijohet konkurencë mbarëbotërore në fushën e prodhimit të ushqimeve."

Në samitin e G-8 merr pjesë edhe presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush. Në pritjen ditën e dielë kryeministri japonez Jasudo Fukuda deklaroi, se Japonia dhe SHBA duan të forcojnë bashkëpunimin. Me presidentin Bush ramë dakord, që të bashkëpunojmë më ngushtë sa i përket ndihmës për Afrikën dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Kryeminstri japonez Yasuo Fukuda dhe Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon
Kryeminstri japonez Yasuo Fukuda dhe Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki MoonFotografi: AP

Presidenti i SHBA, Bush megjithatë paralajmëron nga rreziku, që për hir të mbrojtjes së mjedisit të lihet pas dore lufta kundër urisë dhe sëmundjeve në Afrikë. Jam mjaft i preokupuar për mjedisin, por "në Afrikë ka shumë vuajtje" që duhen shmangur, tha Bushi pas takimit të dielën në Tojoka me kryeministrin japonez Fukuda: "Është e rëndësishme që sa i përket klimës të kemi mirëkuptimin e përbashkët, që nis me përcaktimin e objektivave. Por jam aq realist ndaj dua t´ju bëj të qartë, se Kina dhe India nuk ndajnë të njëjtat aspirata dhe nuk duan ta zgjidhin këtë problem. Unë i vlerësoj propozimet e kryetarëve të shteteve dhe qeverive në këtë drejtim dhe SHBA-të do të punojnë dhe do të përpiqen që të arrihet në një deklaratë konstruktive."

Sa i përket problemit të klimës kancelarja Merkel, vuri në duke në prag të samitit të G-8, se synimi është që të punohet më tej për mbrojtjen e klimës: "Për këtë do të organizohet një takim për të zhvilluar konsultime brenda grupit me të ashtuquajturit vendet e mëdha ekonomike. Qëllimi është që të përgatitet një marrëveshje për periudhën pas Protokollit të Kiotos. Shpresoj, që ne do të mund të biem dakord për detyrimet e përgjithshme, që bëjnë të qartë, se deri në mes të shekullit të paktën duhen kursyer 50 përqind e emisioneve të dioksidit të karbonit."