1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Klima, ekonoma dhe çështje organizative – Takimi i parë nën kryesimin e Suedisë

Në takimin e lartë të BE-së në Bruksel, takimi parë që prej futjes në fuqi të marrëveshjes së Lizbonës, në qendër të diskutimeve do të jetë politika në mbrojtje të klimës.

27 kryetarët e shteteve e të qeverive të BE-së duan të përcaktojnë në Bruksel strategjinë e tyre përfundimtare të veprimit.

27 kryetarët e shteteve e të qeverive të BE-së duan të përcaktojnë në Bruksel strategjinë e tyre përfundimtare të veprimit.

Përpara se konferenca për klimën në Kopenhagë të hyjë në javën e dytë dhe vendimtare të 27 kryetarët e shteteve e të qeverive të BE-së duan të përcaktojnë në Bruksel strategjinë e tyre përfundimtare të veprimit. Por në publik do të bëhen të ditura pak gjëra. Me të drejtë, thotë Minsitri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle: "Sikur unë të përmend ndonjë shumë, do të dobësonim shumë pozicionet e negociatave të evropianëve në Kopenhagë. Ne duam që Evropa të jetë pararendëse në mbrojtjen e klimës, por e vetme Europa nuk mund ta shpëtojë klimën botërore."

Përsa u përket pagesave afatgjata për vendet në zhvillim, BE do ta bëjë të ditur shumën në Kopenhagë. Është e mundshme që pjesëmarrësit e samitit të paraqesin në Bruksel një ofertë për ndihmat imediate. Për vitet 2010 deri 2012 mund të vihen në dispozicion disa miliarda euro nga buxhetet kombëtare. BE në bisedimet në Kopenhagë nuk shkon më me kërkesën maksimale për një marrëveshje, që të ketö karakter ligjor obligativ. Megjithatë duhet arritur parimisht një marrëveshje, tha kancelarja gjermane Angela Merkel: "Një kuadër politik, në të cilin duhet punuar vitin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje e vlefshme për të gjitha shtetet e botës, që të mundësojë arritjen e qëllimit, reduktimin e ngrohjes së tokës me dy gradë në krahasim me kohën para industrializimit."

Kryeministri Fredrik Reinfeldt dhe Komisioni i BE-së.

Kryeministri Fredrik Reinfeldt dhe Komisioni i BE-së.

Parimisht BE ofron uljen të gazrave të efektit serrë, të dëmshëm për klimën, me 30 përqind deri në vitin 2020, në vend të 20 përqind, siç ishte vendosur më parë. Por vetëm në rast se në Kopenhagë vendet e tjera do të bëjnë po ashtu hapa të mëdhenj.

Do të flitet edhe për rrugëdaljen nga kriza ekonomike-financiare. Këtu bën pjesë ashpërsimi i kontrollit financiar. Megjithesë ekonomia në BE e ka marrë pak veten, fillimisht u duhet përmbajtur programeve koniunkturore kombëtare. Prej vitit 2011 shtetet e BE-së do të punojnë për konsolidimin e buxhetit. Një pjesë e madhe e shteteve të BE-së lufton me deficitet në buxhetet shtetërore. Komisari për cështjet financiare të BE-së, Joaquín Almunia: "Tani duhet të përcaktojmë afate dhe rrugë adekuate për reduktimin e deficiteve të mëdha, kjo është një pikë e rëndësishme. Por atë duhet ta lidhim me masa afatshkurtra për për rigjallërimin e konjunkturës."

Për kryetarët e shteteve dhe të qeverive ky është një takim i veçantë, sepse me marrëveshjen e Lizbonës ka disi risi organizative. Ministrat e jashtëm nuk marrin pjesë, sepse sipas marrëveshjes së Lizbonës ata nuk janë të ftuar automatikisht. Për herë të parë marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e unionit për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton, dhe presidenti i ri i përhershëm i Këshillit, Herman van Rompuy.

Van Rompuy do të drejtojë prej vitit të ardhshëm zyrtarisht takimin e kryetarëve të shteteve. Megjithatë rotacioni i presidencës brenda shteteve të BE-së për gjashtë muaj mbetet. Suedia ia dorëzon me 1 janar presidencën Spanjës.

Autor : Susanne Henn / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kylq
  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kylq