1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Klimë tejet e acaruar në Greqi

Vrasja nga policia e një të riu grek u shndërrua sot në një revoltë mbarëshkollore. Në qendrat më të mëdha urbane të vendit nxënësit zhvilluan manifestime proteste ku u shënuan edhe ekcese të mëdha.

Athinë, e djelë 8 dhjetor

Athinë, e djelë 8 dhjetor

Kryetari i Bashkisë së Athinës pezulloi të gjitha aktivitetet për festat e fundvitit dhe sot pasdite në qendër të Athinës do të mbahen dy manifestime proteste për vrasjen, të shtunën në darkë, nga policia të një 16 vjeçari. Ngjarja e shndërroi për 48 orë me radhë kryeyqytetin grek në një “sketerrë të vërtetë”.

Politeknikumi historik i Athinës - 7 dhjetor, 2008.

Politeknikumi historik i Athinës - 7 dhjetor, 2008.

Agimi i ditës së sotme para Politeknikumit historik të Athinës, ku ende nuk janë shuar flakët e zjarreve dhe kalimtarët vetëm me maska mund të kalojnë përmes atmosferës mbytëse të gazit lotsjellës, zbuloi pa ekzagjerim një “dekor lufte” me shkatërrime të pallogaritshme. Kazanë të përflakur të mbeturinave që u përdoren si barrikada, qindra vitrina dyqanesh të thyera, bankash dhe përfaqësish automjetesh dhe në bulevardin tjetër kryesor Alekandra, kurse zemra e tregtisë së Athinës, rruga Ermu, me dyqanet komode dhe xhiron më të madhe në Evropë, në gjysmën e saj është shkattëruar plotësisht. Të njëjtat pamje shkatërrimesh përcillen nga reporterët televizivë dhe nga 14 qytete të tjeta të vendit.

Disa qindra migrantë presin për të aplikuar për azil- 5 dhjetor 2008.

Disa qindra migrantë presin për të aplikuar për azil- 5 dhjetor 2008.

Për tri ditë dyert e universiteteve në Athinë do të mbeten të mbyllura në shenjë nderimi për të riun që humbi jetën nga represioni policor dhe, me revoltën e shprehur akoma dhe në mjediset sportive dhe me manifestimet në rend të ditës, qeveria jeton me ankthin e trazirave sociale. “Ngjarja është plotësisht e dënueshme. Në këto momente ka rëndësi të veçantë që shoqëria të ruajë gjakftohtësinë, me qëllim që të mos arrijmë në situata të pakontrollueshme për të tashmen dhe të ardhmen,” deklaroi kryetari i parlamentit Dhimitris Shufas, kur më parë presidenti i Republikës Papulias në telegramin e tij të ngushëllimit drejtuar familjes së viktimës bënte fjalë për “traumë në funksionimin e shtetit të së drejtës” dhe ministri i Brendshëm kishte premtuar zbardhje të ngjarjes dhe dënimin shembullor të dy policëve të akuzuar duke thënë se “demokracitë nuk pajtohen me humbjen e jetës së njeriut” për shkak të dhunës.

Protestues dhe policë në Thesalonik

Protestues dhe policë në Thesalonik

Opozita e majtë kërkoi dorëheqjen e qeverisë kurse ajo socaliste marrjen përsipër të përgjegësisë politike, megjithëse kryeministri nuk pranoi dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë dhe kreut të policisë. “Duhet të qendrojmë me ankth dhe përgjegjësi të vërtetë te shkaqet që lindin fenomene të tilla, te ... qendrimi i forcave policore,” deklaroi kryetari i opozitës socialiste, Papandreu. Këtij dimensioni të ngjarjes i mëshon dhe masmedia qendrore duke hedhur dritë me këtë rast dhe në arbitraritetin policor të manifestuar mbi emigrantët, kryesisht aziatikë, që javën e kaluar i kushtoi jetën dy prej tyre dhe bile në sheshin para Drejtorisë së Policisë për të huajt.

DW.COM

  • Data 08.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBfs
  • Data 08.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBfs