1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Klimë e re në rajon: Samiti i 4 presidentëve ballkanikë në Ohër

Presidentët e 4 vendeve ballkanike u takuan në një samit të përbashkët në Ohër, të organizuar nga presidenti maqedonas Ivanov. Bashkëpunimi rajonal u vlerësua si hap i rëndësishëm drej integrimit të plotë euroatlantik.

Samiti i Ohrit - një takim i lirë mes 4 presidentëve

Samiti i Ohrit - një takim i lirë mes 4 presidentëve

Presidentët e 4 vendeve të Ballkanit, ai i Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi të mbledhur këtë të martë në brigjet e liqenit të Ohrit, në një samit dyditor të organizuar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

4 krerët e shteteve të Ballkanit kanë ndarë pikëpamje të ndryshme që në fillimin e diskutimeve, duke vënë theksin në bashkëpunimin rajonal në disa fusha. Presidentët Bamir Topi i Shqipërisë, Gjorgje Ivanov i Maqedonisë, Filip Vujanoviç i Malit të Zi dhe Atifete Jahjaga e Kosovës, kanë kërkuar zbatime konkrete të projekteve në fushën e infrastrukturës tokësore, dhe energjisë, ekonomi, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Samiti i Ohrit

Samiti i Ohrit

Takimi forcon bashkëpunimin rajonal

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me presidentin Ivanov, presidenten kosovare Jahjaga, dhe atë malazze Vujanoviç vlerësoi takimin e tretë rajonal duke kujtuar se vetëm një dekadë më parë rajoni doli nga trauma dhe luftëra etnike, ku termat politikë nuk ekzistonin. Ndërkohë nisma e vitit 2009 vendosi natyrshëm në tavolinë edhe shtetin e ri të Kosovës. Dikur vendet tona kanë qenë të izoluara mes tyre, sot sundon një klimë totalisht e re, vlerësoi presidenti Topi.

Mazedonien Balkan Gipfel in Ohrid Albanien Präsident Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi në Ohër

Në samitin e Ohrit, të gjithë presidentët që morën fjalën, nënvizuan rëndësinë e takimeve të tilla, si edhe faktin që këto samite, shtojnë nivelin e bashkëpunimit. Në temat kryesore të samitit në Ohër ishin edhe integrimi euro-atlantik, forcimi i demokracisë, investimet rajonale dhe reformat që do të sjellin hyrjen e vendeve në BE.

Ky është takimi i tretë, i krerëve të 4 shteteve ballkanike. Takimi i parë u mbajt në bregdetin e Vlorës në Shqipëri në 2009, dhe më pas u ndoq nga një takim në Prizren në Kosovë, në vitin 2010. Takimi i ardhshëm do të mbahet në Mal të Zi nën kujdesin e presidentit të këtij vendi, Vujanoviç.

Autor: AG/Aurel Boriçi

Redaktoi: Lindita Arapi