1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Klaus Iohannis – Një president "gjerman" për Rumaninë

Në zgjedhjet presidenciale në Rumani kandidati favorit Victor Ponta do të ketë përballë një politikan jo tipik rumun. Klaus Iohannis, me prejardhje gjermane, do të bindë votuesit me thjeshtësinë dhe punën e tij.

Ai nuk iu drejtua zgjedhësve me thirrjen "Yes, we can!". Por slogani i tij për një "Rumani të përgjegjshme", ka bërë që kandidati i aleancës liberal-konservatore të jetë në garë për postin e Presidentit të vendit. Në raundin e parë pothuajse 10% e votave e ndanë atë nga kandidati i parë Victor Ponta.

Në fakt mbimeri i tij është Johannis - me "J". Por punonjësit e gjendies civile rumune nuk ishin të njohur me këtë mbiemër, kur ai u regjistrua pas lindjes 55 vite më parë. Dhe prandaj emri tij shkruhet zyrtarisht Iohannis – me "I".

Një politikan lokal i suksesshëm

Klaus Iohannis, kandidati i liberalëve në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Klaus Iohannis, kandidati i liberalëve në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ngritjen e tij në politikë Iohannis e ka arritur si pasojë e reputacionit të mirë prej vitesh. Ai është zgjedhur katër herë radhazi si kryebashkiak i qytetit Sibiu dhe gjithmonë me një shumicë bindëse 70-80%. Ish mësuesi i fizikës me prejardhje gjermane është vlerësuar në qytetin e tij për mënyrën e të sjellurit, se si reformoi administratën dhe pastrimin që i bëri zonës mesjetare të qytetit. Në vitin 2007 Sibiu u zgodh si shembulli më i mirë i integrimit Europian. Në vitin kur vendi iu bashkua BE-së, qyteti „i tij“ ishte kryeqyteti kulturor i Europës.

Rajoni ka edhe zhvillim ekonomik. Qindra investitorë të huaj, pjesa më e madhe nga Gjermania dhe Austria, kanë degët e tyre këtu dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në uljen e numrit të të papunëve. Tendeca është drej 0%. Ndërkohë që sipas Eurostat kuota e papunësisë në Rumani është pak më e lartë se 7%.

Efekti Iohannis

Pas suksesit në politikën lokale Iohannis tani do të bindë edhe shumicën në gjithë vendin se ai është burri i duhur për rehabilitimin politik, moral dhe ekonomik të Rumanisë. "Unë kandidoj sepse dua të vendos një tjetër lloj politike në vendin tonë. Më pak Show, më pak zhurmë dhe më shumë zgjidhje konkrete për qytetarët, për Rumaninë", përsërit Iohannis i binudur në intervista dhe shfaqje publike. Pas tij nuk qendrojnë as grupe interesi dhe as perandori mediatike, thotë ai. Dhe kështu ai aludon për kandidatin socialdemokrat Ponta.

Viktor Ponta, kandidati favorit i zgjedhjeve presidenciale në Rumani

Viktor Ponta, kandidati favorit i zgjedhjeve presidenciale në Rumani

Por pyetjes themelore, që shtrohet, as ai nuk mund t'i përgjigjet: A është gati Rumania për një politikan që i përket një pakice etnike dhe fetare? Sot në Rumani jetojnë rreth 40.000 gjermanë, ku popullisa e përgjithshme është 20 banorë. Ata konsiderohen punëtorë dhe seriozë, të ndershëm dhe korrektë. Shumë rumunë, të cilët jetojnë në Rumaninë Qendore dhe në Perëndim, vlerësojnë këto tipare. Kjo u duk qartë në raundin e parë të zgjedhjeve më 2 nëntor. Atje Iohannis ishte fitues. Ndërsa në Jug dhe Lindje votuesit ishin qartësisht pro Pontës.

Megjithatë një mit përforcon rezultain e raundit të parë: Flitet për efektin Iohannis, ashtu si në vitin 2008 në SHBA, kur Obama fitoi zgjedhjet presidenciale në mënyrë të papritur. "Njerëzit janë të tejngopur me politikën aktuale", shpjegonte Iohannis në një interivstë. Nëse idetë e tij do të mbështeten në gjithë vendin, mbetet për tu parë më 16 nëntor.

DW.COM