1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund një herë e mirë

Susane Güsten27 Shkurt 2008

Për herë të parë kryeministri turk Erdogan u ka premtuar reforma territoreve kurde në Turqi, për t´i hequr mbështetjen PKK-së. Kritika ndaj ofensivës turke në Irakun e Veriut sa vjen e shtohet.

https://p.dw.com/p/DE2P
Ushtria turke futet në Irakun e veriut për të ndjekur kurdët
Ushtria turke futet në Irakun e veriut për të ndjekur kurdëtFotografi: AP

Kështu qeveria qëndore irakiane e ka dënuar fare qartë invazionin turk dhe kërkon tërheqjen e mënjehershme. Dhe në juglindje të Turqisë mijëra demonstrojnë kundër intervenimit ushtarak. Susane Güsten informon

Anëtarë të familjeve të kurdëve të vrarë, provinca Hakkari, 25 shkurt 2008
Anëtarë të familjeve të kurdëve të vrarë, provinca Hakkari, 25 shkurt 2008Fotografi: AP

Të shtëna në Diarbakir në qytetin më të madh të territorit kurd në juglindje të Turqisë. Këtu forcat e sigurisë nuk qëllojnë mbi luftëtarët e PKK-së, por me plumba gazi lotsjellës mbi demonstruesit. Mijëra kurdë janë ngritur në këmbë, për të protestuar kundër marshimit të ushtrisë turke në Irakun e Veriut. Ata kalojnë para bazës ushtarake nga ku ngrihen çdo natë bombarduesit, për të qëlluar bazat e rebelëve përtej kufirit, dhe gjuajnë me gurë ndertesat e qeverisë. Mjaft me luftën, thotë kurdi ëmer: "Janë të gjithë kurdë, ata që vriten në këtë luftë. Rebelët në male janë kurdë, ushtarët në ushtri janë kurdë. Ne nuk e duam këtë. Ne të gjithë duam paqen."

Fëmijë duke luajtur me armë në Cukurca në provincën Hakkarin, kufiri Irak - Turqi
Fëmijë duke luajtur me armë në Cukurca në provincën Hakkarin, kufiri Irak - TurqiFotografi: AP

Nga ushtarët e ushtrisë turke, që kanë rënë ditët e fundit në Irakun e Veriut së paku një vinte nga Diarbakir, edhe prej luftëtarëve të PKK-së së paku disa vijnë nga kjo provincë.

Një njësi tankistesh në rrugë për në kufirin irakian pranë Haburit, rreth 300 km në juglindje të Diarbakirit. Në qytezën kufitare Cizre popullsia ndjek me skepticizëm të madh lëvizjet e ushtrisë. Që kjo sulm ndaj rebelëve do të jetë i fundit, këtë nuk e beson tregtari Cemil Berk. "Këto operacione ushtarake, që zgjasin prej 24 vjetësh dhe rezultat nuk ka patur asnjëherë. Me luftime, me dhunë dhe vrasje rebelët nuk mposhten dot."

Në pazarin e Cizres-së nuk ka shumë lëvizje, vetëm disa tezga për fruta dhe perime.Tregtari Salih shet perime me dy shokë dhe pi një gotë caj. As atij nuk i duket gjë marshimi në Irakun e Veriut. "Prandaj edhe jetojmë në këtë mjerim. Përreth nesh lufta, këtu vetëm qëllohet. Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund një herë."

Tanke të ushtrise turke në veri të Irakut
Tanke të ushtrise turke në veri të IrakutFotografi: AP

Se kush është fajtor për luftën, se kush ka të drejtë dhe kush jo dhe cila duhej të ishte zgjidhja e konfliktit, për këtë Salihu nuk ka mendim. I menduar rregullon kurdi shaminë, që e mban të lidhur në kokë. "Për zotin duhet të marrë fund kjo gjakderdhje, kjo është e gjitha që ne duam. Se si do të bëhet kjo nuk kam idenë, të dyja palet duhet t´i japin fund kësaj."

Helikoptere ushtarakë fluturojnë mbi luginë, rruga kontrollohet nga ushtarakë të armatosur. Në vend që të cojë nga fshati në fshat, rruga të con nga një pikë ushtarake në tjetrën. Që prej dhjetëra vjetësh në këto male luftohet ndërmjet PKK-së dhe ushtrisë turke. Popullsia e fshatrave malorë ka ikur prej vitesh nga fshatrat në Sirnak kryeqytetin e provincës, ku pret me padurim përfundimin e luftës.

Irakianët reagojnë kundër marrshimit turk në veri të vendit
Irakianët reagojnë kundër marrshimit turk në veri të venditFotografi: AP

Që marshimi turk në Irakun e veriut dë të sjellë më në fund kthesën, për këtë shpresojnë fshatarët kurdë, që rrinë në cajëtoren e Sirnakut. Pa u mundur PKK-ja nuk do të ketë paqe në këto male, thotë kurdi Yusuf: "Si deri tani nuk mund të shkojë më. Perderisa PKK mund të tërhiqet gjithnjë në Irakun e Veriut, do të jetë në gjendje gjithnjë të godasë. Atëherë luftëtarët mund të tërhiqen dhe të gëzojnë në qetësi jetën. Shpresoj se tani merr fund qetësia e tyre."