1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kishat kritikojnë eksportet e armëve gjermane në rajone krizash

Kishat kritikojnë eksportet e armëve dhe të pajisjeve ushtarake gjermane për vendet jashtë BE-së dhe NATO-s.

Kisha protestant dhe ajo katolike i kanë halë në sy eksportet e armëve dhe të pajisjeve ushtarake gjermane për vendet jashtë BE-së dhe NATO-s. Sidomos eksportimi i tyre në vende, në të cilat nuk respektohen të drejtat e njeriut, u kritikua nga Konferenca e Përbashkët Kisha dhe Zhvillimi (GKKE). "Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për rritjen e vazhdueshme të eksporteve në vendet e Afrikës Veriore dhe në Lindjen e Mesme", tha kryetari katolik i GKKE-së prelati Karl Justen gjatë prezantimit të raportit për eksportin e armëve. Po ashtu ai kritikoi edhe faktin që Algjeria lejohet që të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e autoblindave të transportimit të tipit Fuchs. "Në mënyrë qeveria e heq në masë të gjërë nga duart e saj pushtetin ndaj kontrollit për rieksportet dhe destinacionin përfundimtar të këtyre autoblindave", paralajmëroi Justen.

Kishat e shohin ndër të tjera me skepticizëm edhe shitjen e 146 anijeve të patrullimi për Arabinë Saudite. Ato nuk e besojnë fort se argumenti i ruajtjes së vendeve të punës është i mjaftueshëm për miratimin e marrëveshjeve të armëve. "Ekziston rreziku që shitjet e armëve të miratohen për shkaqe ekonomike dhe në kundërshtim me urtësinë politike dhe etikën", tha monsinjor Martin Dutzmann, kryetar protestant i GKKE. Përfaqësuesit e kishave këshillojnë që industria e mbrojtjes në Evropë të bashkohet më fortë për të reduktuar kështu mbikapacitetet. Kështu shtetet do të bëhen më të pavarura nga tregjet jashtë aleancës perëndimore.

Kritikë për eksportet e armëve në rajone krizash

Për shtetet e NATO-s dhe vendet e BE-së Gjermania miratoi në vitin 2013 eksporte armësh me vlerë në 2,24 miliardë euro, kurse për në vende të tjera në nkë vlerë prej 3,6 miliardë. Ndër këto vende të treta shumica e mallrave shkoi në Algjeri (825.7 milionë), Katar (673.3 milionë), të ndjekur nga Arabia Saudite, Indonezia dhe Izraeli. Në gjysmën e parë të vitit 2014, përqindja e eksporteve të armëve në vendet e treta arriti një rekord prej 63,5 për qind. "Çfarë qe menduar si një përjashtim, është bërë rregull," paralajmëron Justen. Kishat i refuzojnë eksportet e armëve në zonat e krizës nga përgjithësi.

Miratim për pozicionin e tyre kishat kanë prej partisë E Majta. Zëdhënësi i kësaj partie opozitare, Jan van Aken, tha se në politikën e armatimeve socialdemokratët (SPD) dhe kristiandemokratët (CDU) ecin dorë për dore.

Ndoshta dëshmi për ndryshim kursi

Logo GKKE - Gemeinsame Konferenz Kirche und Entwicklung

GKKE-ja i paraqet raportet e saj për armatimet që prej vitit 1997. Më parë kishat i botonin shifrat para qeverisë gjermane. Kurse këtë vit qeveria gjermane i botoi shifrat paraprake në mes të tetorit. Këtë gjë GKKE-ja e vlerëson si pozitive. Po ashtu kishat e vlerësojnë faktin që qeveria gjermane e bllokoi dërgimin e pajisjeve ushtarake për një qendër stërvitore në Rusi.

Po ashtu GKKE konstaton edhe një rënie të eksporteve të armëve të lehta në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s apo të BE-së. Nga 18 milionë, në gjysmën e parë të vitit 2013, në të njëjtën periudhë të vitit 2014 kjo shifër qe 1,4 milionë euro. Kishat mendojnë se ka dëshmi të ndryshme pra për një ndryshim kursi, sepse firma të tilla si Heckler&Koch nuk lejohen të eksportojnë në Arabinë Saudite pjesë për prodhimin e automatikut G36.