1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kisha ortodokse ruse demostron unitet - Kirili zgjidhet Patriarku i 16-të

Kisha ortodokse ruse, me 150 milionë anëtarë pjesa më e madhe e të cilëve në ish republikat e Bashkimit Sovjetik, ka një kryesues të ri. Metropolit Kirili u zgjodh nga shumica e konsilit të ri në Moskë.

default

Shërbesë fetare në katedralen e Moskës

62 vjeçari Kiril u zgjodh ditën e martë (27.1.) Patriark i ri i Kishës Ortodokse ruse. Ai bëhet kështu pasardhës i Aleksejit II, që ndërroi jetë më 5 dhjetor 2008, në moshën 79 vjeçare dhe që drejtoi kishën më të madhe të ortodoksisë, pas vitit 1990. Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik ateist është kjo hera e parë, që Kisha ruse zgjedh një udhëheqës të ri. Mes 711 anëtarëve të konsilit merrnin pjesë jo vetëm priftërinj dhe murgj, por edhe politikanë dhe biznesmenë prominentë duke rikthyer kështu në Rusi lidhjen e fortë tradicionale midis kishës, shtetit dhe shoqërisë. Prej Kirilit, i cili shihet si i moderuar, Kisha pret pavarësinë e mëtejshme të Kishës lindore më shumë se vazhdimin e marrëdhënieve me Vatikanin.


Ndërkohë që në Kishën Krishti-Shpëtimtari janë duke u bërë koordinimet për këngët lutëse, këmbanat e Katedrales së Moskës bien 16 herë. Për besimtarët mesazhi i dhënë është i gëzueshëm. Kisha Ortodokse Ruse ka zgjedhur udhëheqësin e ri, Patriarkun e 16-të, pasardhësin e Aleksejit II, që ndërroi jetë në muajin dhjetor.

27.01.2009 DW-TV Journal Wirtschaft Kyrill

Patriarku i ri i Kishës Ruse, Kiril


Pas zhvillimit të procesit të zgjedhjes u pa qartë se shumica e 700 delegatëve votuan për Metropolitin e preferuar Kryepeshkopin e Kaliningradit dhe Smolenskut. Kirili, i cili deri tani ka drejtuar postin e jashtëm të Kishës, mori 580 vota. Konkuruesi i tij Kliment, Metropolit i Kalugës dhe Borowsk-it, mori 169 vota.


Kandidati i tretë i propozuar nga Konferenca e Peshkopëve, kryesuesi i Kishës Bjelloruse, Filaret, nuk u shfaq në zgjedhje. Që në mbrëmje, zëdhënësi i Kishës, Wigiljanskij, bëri të ditur se: „Metropoliti Filaret e ka tërhequr kandidaturën e tij. Ai u bëri thirrje idhtarëve të tij, të japin votën për Metropolit Kirilin.“


73 vjeçari deklaroi më vonë se ai dëshironte të jepte sinjalet e unanimitetit. Unanimitet ka kërkuar edhe Kirilli. Ai u bëri thirrje delegatëve besimtarë apo jo, që të bëjnë një zgjedhje të menduar. „Të drejtuar direkt nga Zoti, njerëzit kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme për të vendosur për rrugën e ortodoksisë ruse në shekullin e 21-të. Ne duhet të pozicionohemi kundrejt 18 viteve të fundit, vite në të cilat u bë pagëzimi i dytë i Rusisë. Ne jemi thirrur të mendojmë çfarë do të ndodhë me kishën tonë në një të ardhme të afërt.“


Në fjalën e tij gati njëorëshe, Kirili bëri të qartë se Kisha Ortodokse ruse është duke përjetuar lulëzim të ri. Forca e re duhet ruajtur dhe influenca e fituar në të gjitha fushat duhet shfrytëzuar.

Russlands neuer Patriarch

Patriarku Aleksei II, që ndërroi jetë në dhjetor.

Kirili tha se ai është për partneritetin midis kishës dhe shtetit, megjithatë ato duhet të veprojnë pavarësisht nga njëri tjetri.


Kisha ortodokse ruse shihet si pjesë e sistemit shtetëror. Kremlini, thonë kritikët e kishës, vazhdon të vendosë për aktivitetet e kishës. Nuk mund të shihet ende, se sa do të jetë Kirili në gjendje si Patriark i ri, të shkëputet nga kjo hierarki. Kjo pritet të shihet, mendon eksperti i fesë, Wladimir Ojwin: „Pa dyshim që ai është një njeri karizmatik. Por në veprimet e tij ai është nganjëherë i paparashikueshëm. Ai kërkon më shumë pavarësi, mbase vetëm në dukje. Por nganjëherë, ai nuk mund të ndalet.“


E tillë ishte edhe fushata e tij zgjedhore, e cila u zhvillua nga idhtarët e tij, nganjëherë shumë e tepruar. Konkurrenti Kliment, u atakua nganjëherë shumë ashpër. Megjithatë kjo duhej harruar shpejt. Po ashtu siç duhen harruar të gjitha aktivitetet e tjera jo fetare, si për shembull transmetimi live në televizionin shtetëror transmetim, që jobesimtarëve u kujtoi më shumë ish kongreset e partisë. Ditën e dielë, (1.2.) Kirili do të përurohet si udhëheqës i rreth 150 milionë besimtarëve.

  • Data 30.01.2009
  • Autor Kristina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gk7l
  • Data 30.01.2009
  • Autor Kristina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gk7l