1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kisha e grindjeve në Potoçare

Ndërtimi i një kishe ordotokse serbe në afërsi të Qendrës Memoriale në Potoçare në Sreberenicë ka shkaktuar indinjatë të thellë tek popullata boshnjake. Pala serbe thotë se ndërtimi po bëhet me dëshirën e popullatës.

Kisha në vendin Budak apo Dugo Polje ka filluar të ndërtohet para rreth dy vitesh dhe që atëherë është shndërrur në një problem të madh politik. Ajo është shndërruar në një simbol të përçarjes dhe urrejtjes mes popujve të këtushëm e jo në një vend ku njerëzit duhet të luten. Deri tani nuk është arritur marrëveshje madje as rreth vendit se si duhet të quhet vendi ku po ndërtohet ajo. Njëra palë thotë në Budan, e tjetra në Dugo Polje. Objekti po ndërtohet në një breg në afërsi të fshatit boshnjak Budan ndërsa më larg shihet edhe vendi Dugo Polje.

Pamje nga vendi që njëra palë e quan Budan e tjetra në Dugo Polje

Pamje nga vendi që njëra palë e quan Budan e tjetra në Dugo Polje

Ndërtimi i kishës ortodokse është ndërprerë me vendimin juridik të sektorit e komunës së Srebrenicës për planifikimin urban. Ndërkohë që ministria përkatëse e Republikës Srpska ka vendosur se janë plotësuar të gjitha kushtet për vazhdimin e ndërtimit.

Problemin duhet ta zgjidhin të huajt

Përfaqëseusi i lartë ndërkombëtar në BeH Valentin Incko ka kërkuar që kisha të zhvendoset diku më larg prej vendit ku janë nxjerrë eshtrat e njerëzve të vrarë në Srebrenicë dhe më larg Qendrës Memoriale në Potoçare. Ambasada amerikane në Sarajevë ka kërkuar nga autoritetet e Republikës Srpska që të ndërpriten punimet dhe të gjendet një vend tjetër për ndërtim.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Kanë reaguar edhe përfaqësuesit shoqatave të viktimave në Srebrenicë. Ato kanë paralajmëruar edhe aksione konkrete kundër ndërtimit të kishës në afërsi të vendit të masakrës dhe gjenocidit. Por deri tani nuk ka ndonjë konsenzus se si duhet të zgjidhet ky problem. Ky është shndërruar tani në një problem politik dhe jo fetar, ku duhet gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Por ndërkohë bëhet e ditur se ndërtimet kanë vazhduar. Aleksandar Mlagjenoviq, prift i kishës thotë se ata kanë marrë vendim të vazhdojnë ndërtimet dhe nuk duan të japin deklarata për opinion. Por në një bisedë jozyrtare ai shpjegon se punimet po vazhdojnë, me vullnetin e kishës dhe popullit dhe jo politikës.Për këtë temë nuk duan të flasin as njerëzit e rëndomtë, boshnjakët dhe serbët e atjeshëm. Serbi Milosh Millanoviq thotë se "e gjithë procedura po zhvillohet mbi bazat e duhura ligjore, sepse janë siguruar të gjitha dokumentet për ndërtim. Toka i takon kishës, ndaj nuk bëhet fjalë për provokim të palës tjetër. Qendra Memoriale nuk shihet nga hapsira para kishës, ndaj nuk ka vend për ankesa", pohon ai.

Në Srebrenicë janë të bindur se kjo temë do të vazhdojë të jetë ndër temat më të rëndësishme edhe për një kohë të gjatë. Ndërkohë që njerëzit këtu jetojnë në kushte shumë të rënda - si boshnjakët ashtu edhe serbët, pavarësisht se cilit zot i luten.