1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kirgizia e përgjakur, masakra ndaj popullatës uzbeke

Dhjetra mijëra uzbekë kanë ikur nga frika e shpërthimit të një vale dhune kundër pakicës më të madhe etnike në Kirgistan. Qeveria kalimtare në Bishkek nuk ka mundur deri tani të frenojë dhunën.

default

Kamp refugjatësh uzbekë

Gjendja në jug të Kirgistanit vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Në qytetet e mëdha Osh dhe Xhalal- Abad të rinj të armatosur marrshojnë nëpër rrugë duke anashkaluar ndalim qarkullimin dhe mobilizimin. Lagjet në të cilat jeton pakica uzbeke shpërthejnë në flakë. Këto janë trazirat më të mëdha etnike që kanë ndodhur prej vitesh.

Aktivistja gjermane e të drejtave të njeriut, Andrea Berg, e cila është bllokuar në një hotel në Osh, tregon për gjendje që i ngjajnë luftës civile. Mbi qytet varen re tymi, të shtënat vazhdojnë. Gati minutë për minutë vijnë me telefon lajme të këqija tek zyra e Human Rights Watch. „Mua më marrin në telefon më shumë nga fqinjët uzbekë, që tregojnë se mbi ta po qëllohet. Që gratë dhe fëmijët po dhunohen dhe masakrohen. Që shtëpitë po digjen. Që edhe nëse tregohen të gatshëm që të largohen, qëllohen pas shpine dhe pengohen që të largohen nga qyteti.“

Rosa Otunbayeva Präsidentin Kirgistan Kirgisien Kirgisistan Kyrgyzstan

Kryeministrja, Rosa Otunbajeva

Katastrofë humanitare

Pakica uzbeke në jug të vendit i ka kërkuar disa herë qeverisë kalimtare që të ngrejë një korridor të sigurt në kufirin uzbek. Deri tani ushtria as ka qenë në gjendje as ka dashur që ta bëjë këtë. Dhjetra mijëra refugjatë presin në kufi për të shkuar në Uzbekistan. Aktivistja e të drejtave të njeriut, thotë se është duke u krijuar një katastrofë humanitare: „Kjo do të thotë se janë nën një lloj sigurie relative nga sulmet e bandave kirgize. Por tani del në pah çështja humanitare, pra si mund të ndihmohen refugjatët në mënyrë efektive dhe të shpejtë me çadra, ushqime, medikamente? Ka shumë të plagosur që zvarrisen deri këtu në kufi, dhe që kanë nevojë për kujdes mjekësor.“

Edhe në Osh ushqimet janë duke u mbaruar. Spitalet janë mbingarkuar. Mbi 1200 të plagosur duhet të trajtohen. Rezervat e gjakut, medikamenteve dhe bandazheve janë mbaruar prej kohësh. Numri zyrtar i të vdekurve është 100, porm faktikisht duhet të ketë shumë më tepër: „Dje në drekë, përfaqësues të komunitetit uzbek numëruan këtu rreth 520 trupa pa jetë. Ne sapo morrëm një telefonatë nga dikush që thotë se këtu ka të vdekur kudo dhe se era e keqe kutërbon gjithandej.“

Qeveria nuk arrin të vendosë dot kontrollin

Qeveria kalimtare e di se gjendja nuk mund të vendoset vetë nën kontroll. Kryeministrja e qeverisë kalimtare Rosa Otunbajewa iu drejtua sërish të dielën Rusisë me lutjen që të dërgojë trupa për vendosjen e paqes. Rusia nuk ka pranuar deri tani. Kryeministri rus Dmitri Medwedew do të flasë të hënën me Aleancën Mbrojtëse te vendeve të GUS-it mbi hapat e mundshëm.

Kërkush nuk beson se trazirat etnike kanë filluar tani rastësisht. Bandat janë të organizuara mirë, thotë Andrea Berg. Paratë dhe armët janë prezente: „Po ashtu raportohet se shumë prej tyre nuk vijnë nga qyteti Osh. Por janë grupe të organizuara që janë sjellë diku jashtë qytetit."

Spekullimet dhe thashethemet qarkullojnë kudo. Çfarë ndodh në të vërtetë do të tregohet më vonë. Qeveria kalimtare në Bishkek është e bindur se klanet e presidentit të rrëzuar Bakijev kanë nxitur shkallëzimin e dhunës. Bakijevi, që ndodhet në exil në Bjellorusi nuk e pranon këtë.

Autor: Christina Nagel/Angjelina Verbica

  • Data 16.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NqzJ
  • Data 16.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NqzJ