1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina u përmbahet arrestimeve ilegale

Në Kinë ndodh rregullisht, që aktivistë të të drejtave të njeriut mbahen me javë ose muaj të tërë në vende të panjohura. Këto të drejta të jashtëzakonshme për policinë do të legalizohen tani në një ligj të ri.

Tregtar droge, i denuar me vdekje në Kinë

Tregtar droge i denuar me vdekje në Kinë

Projekti për të drejtën e re penale, i cili ndodhet para Kongresit në Pekin vërtet që tani paraqitet më i zbutur se në fillim, por avokatë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut nuk shohin në ligjin e ri ndonjë përmirësim të madh. Projektligji i diskutueshëm lejon edhe më tej që veprimtarë të të drejtave të njeriut të vendosen deri për gjashtë muaj në "vëzhgim shtëpiak". Kjo mund të jetë e barabartë me arrest shtëpiak, por policia mund t'i mbajë njerëzit, për shkak të rrezikimit të sigurisë së shtetit edhe në "vende të veçanta", për shembull në shtëpi mysafirësh. Avokati kritik Jiang Tianyoung ishte vitin e kaluar për dy muaj në një institucion të tillë, ku e keqtrajtuan rëndë.

Tel me gjemba në një burg në Kinë.

Tel me gjemba në një burg në Kinë,

"Po të miratohet në këtë formë ky projektligj, zhdukja e njeriut do të legalizohet krejtëisisht në Kinë. Në gjashtë muajt arrest shtëpiak ty nuk të japin informacione nga jashtë, nuk të japin avokat. Ata mund të bëjnë ç'të duan me ty. Ti je në duart e tyre."

Në variantin e parë të së drejtës së re penale qe përcaktuar që familjet as duhen informuar për këtë lloj arresti shtëpiak - gjë që shkaktoi revoltë si në Kinë, ashtu edhe jashtë saj. Këtë paragraf tani e zbutën. Lang Sheng, zëvendësshef i Komisionit Juridik të Kongresin Kombëtar Popullor: "Kur një person të dyshimtë e arrestojnë ose e vendosin në arrest shtëpiak, atëherë familjet duhen njoftuar - nëse është e mundur brenda 24 orësh. Në vendin tonë nuk ka arrestime të fshehta dhe as rregulla ligjore për këtë."

Megjithatë, autoritetet e sigurisë nuk janë të detyruara t'i njoftojnë të afërmit as për vendin, as për shkakun e arrestimit apo të arrestit shtëpiak. Në raste arrestimesh të rregullta policia madje mund të mos i njoftojë familjet për një periudhë deri 30 ditore, nëse i arrestuari dyshohet për terrorizëm ose nën dyshimin se rrezikon sigurinë e shtetit. Sipas mendimit të kritikëve, kjo është një derë e pasme e rrezikshme për arbitraritetin politik. Sepse në Kinë, argumentat e sigurisë së shtetit përdoren dendur kundër disidentëve dhe veprimtarëve të të drejtave të njeriut. Eksperti për të drejtat e njeriut, Joshua Rosenzweig e konsideron shumë problematik projektligjin e ri, aq më tepër që fuqitë e jashtëzakonshme që ushtron prej vitesh policia tani gdhenden edhe në ligj:

"Për më tepër, kur këto gjëra janë bërë njëherë ligj, atëherë është shumë e vështirë që t'i heqësh nga ligji. "

Autor: Ruth Kirchner/ Auron Dodi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.03.2012
  • Autor Klaus Jansen
  • Fjalët kyç Kina, arrest
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14Ia6
  • Data 10.03.2012
  • Autor Klaus Jansen
  • Fjalët kyç Kina, arrest
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14Ia6