1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina, Rusia, Libani bllokuan - KS i OKB-së nuk arrin të dënojë dhunën në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debatoi të mërkurën (27.4.) për gjendjen në Siri. Nuk u arrit një qëndrim i përbashkët sa i përket dënimit të dhunës së forcave të sigurisë kundër demonstruesve.

default

Assad dërgon tanke kundër demonstruesve

Diskutimi nuk zgjati as një orë: në mungesë të konsensusit të 15 anëtarëve, Këshilli i Sigurimit nuk gjeti gjuhë të përbashkët për dënimin e dhunës së vazhdueshme në Siri. Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Lynn Pascoe e informoi në pika të shkurtra në një seancë të hapur Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Siri: "Zjarr artilerie ndaj civilëve të paarmatosur, arrestime sistematike dhe shkatërrime selektive të materialeve sanitare si dhe arrestime të stafit mjekësor."

Syrien Präsident Bashar Assad 24.04.2011

Presidenti sirian Bashar Assad

KS nuk gjen as minimumin e gjuhës së përbashkët

Por edhe pse përshkrimet e Pascoe-s nuk lanë asnjë fije dyshimi se regjimi në Damask po përpiqet t'i mbysë me dhunë ushtarake demonstratat paqësore, Këshilli i Sigurimit nuk arriti të pajtohet as për formën më të butë nga katalogu i veprimeve të Këshillit të Sigurimit: për një komunikatë shtypi, përmes së cilës do të dënohej shtypja me dhunë e kundërshtarëve të regjimit në Siri dhe do të kërkohej një hetim i pavarur i ngjarjeve. Një projekt për një deklaratë të tillë ishte dorëzuar së bashku nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Portugalia. Veçanërisht Rusia dhe Kina por edhe Libani e panë deri në fund me sy skeptik këtë deklaratë.

Siria këmbëngul në zbardhjen e ngjarjeve së brendshmi

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bashir Jaafari sqaroi ndërkohë në Nju Jork se trazirat në Siri janë vepër e "agjitatorëve të huaj" për origjinën e të cilëve megjithatë ai nuk deshi të flas. Ai refuzoi po ashtu një hetim të pavarur të ngjarjeve në Siri. "Ne mund të kryejmë vetë çdo lloj hetimi, dhe atë me transparencë të plotë. Për më tepër Këshilli i Sigurimit nuk duhet të reagojë ndaj raporteve të shtypit por duhet t'i besojë përfundimisht raporteve zyrtare."

Ambasadori i Sirisë i referohet me këtë një deklarate zyrtare të qeverisë së presidentit Baschar al-Assad. Megjithatë qeverisë në Damask nuk mund t'i besohet aq shumë, theksoi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice. "Presidenti Assad fajëson në mënyrë të pandershme të huajt por në të njëjtën kohë kërkon ndihmën e Iranit për të shtypur qytetarët sirianë." Ambasadorja amerikane kërkoi nga presidenti i Sirisë që të ndryshojë kursin e tij.

Autor: Thomas Schmidt/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM