1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina: perspektivë për largim për Chenin

Në konfliktin për disidentin e verbër kinez Chen Guangcheng po gjendet një rrugëdalje. Qeveria në Pekin ka sugjeruar një kompromis.

epa03199885 Undated handout image provided by ChinaAid of blind Chinese legal activist Chen Guangcheng (R) with his family. Chen Guangcheng is under US protection in Beijing following a dramatic escape from house arrest, according to rights group ChinaAid, 28 April 2012. EPA/www.ChinaAid.org BEST QUALITY AVAILABLE +++(c) dpa - Bildfunk+++

Chen Guangcheng

Ministria e Jashtme njoftoi, se ai mund të bëjë kërkesë për të studiuar jashtë vendit. "Chen Guangcheng ndodhet tani për mjekim në spital", tha një zëdhënës i Ministrisë. "Nëse ai si qytetar kinez dëshiron të studiojë jashtë vendi, duhet të kryejë procedurat përkatëse si të gjithë të tjerët përmes kanaleve normale."

Chen ka shprehur ndërkohë shqetësimin e tij të thellë për sigurinë e tij dhe ka kërkuar ndihmë. "Unë jam në rrezik të madh," tha disidenti të premten në mëngjes në një intervistë telefonike me agjencinë e lajmeve dpa në Pekin. Ai kishte ndjesinë se e gjithë familja e tij është krejtësisht e pambrojtur. Që kur ai është larguar nga ambasada amerikane dy ditë më parë, diplomatët amerikanë janë përpjekur më kot të kontaktojnë personalisht me të. Ata nuk lejohen në spitalin Chaoyang. "Gruaja ime donte të dilte pak jashtë për të blerë disa gjëra, por asaj i duhet aprovimi i autoriteteve të ndryshme."

Nuk është kërkuar azil në SHBA

Në spital ka shumë roje, që e rrethojnë atë dhe familjen e tij. 40-vjeçari në bisedën të shkurtër linte një përshtypje të frikësuar dhe të shqetësuar. Ai përsëriti dëshirën e tij për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ku nuk do të kërkonte azil, por do vetëm të studiojë. Chen pas katër vjet burgimi ndodhej që nga viti 2010 në arrest shtëpie, prej nga iku për t'u futur më 22 prill në ambasadën e SHBA-së në Pekin. Të mërkurën aktivisti 40-vjeçar u largua nga ambasada në rrethana të pasqaruara dhe u dërgua në spitalin e Pekinit. Ndërkohë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u takua në Pekin me udhëheqjen kineze. Hollësi të bisedimeve të saj me kryetarin e shtetit dhe të partisë Hu Jintao dhe kryeministrin Wen Jiabao në kuadër të vazhdimit të dialogut strategjik dhe ekonomik nuk janë dhënë ende.

  • Data 04.05.2012
  • Autor re/kle (rtr,dapd, dpa, afp)/ av
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14phW
  • Data 04.05.2012
  • Autor re/kle (rtr,dapd, dpa, afp)/ av
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14phW