1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina para ndryshimit të pushtetit

2.200 delegatë mblidhen së bashku më 8 nëntor në Pekinnë kongresin e 18 të Partisë Komuniste të Kinës. Në fund të tij Kina do të ketë një udhëheqje të re. Botës do t'i duhet të jetojë dhjetë vjet me të.

Flamujt e kuq të partisë komuniste kineze

Flamujt e kuq të partisë komuniste kineze

Kur organizata më e madhe politike e botës me gati 80 milionë anëtarë mban kongresin e partisë, kjo është një ngjarje. Më shumë rëndësi merr një kongres i tillë partie, kur ai mblidhet një herë në çdo pesë vjet. Rëndësia globale politike e kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës ushqehet nga fakti se kjo parti se bashku me gjithë shtetin e Kinës ka bërë pre edhe ekonominë e dytë më të madhe në botë, ka nën pushtetin e saj ushtrinë me personelin më të madh në botë, të pajisur me armë bërthamore dhe raketa ndërkontinentale dhe më e rëndësishmja është se udhëheqja e partisë do të ndërrohet dhe se bashku me të edhe ajo e shtetit.

Kongresi i PKK, 2010

Kongresi i PKK, 2010

"Udhëheqje kolektive"

Organizimi i ndryshimeve në udhëheqjet e sistemeve autoritare është një manovër e vështirë politike. Komunistët e Kinës janë përpjekur ta lehtësojnë këtë proces shpesh të dhunshëm dhe kaotik. Fjala kyçe këtu është "udhëheqja kolektive": Në krye të shtetit nuk do të jenë më figura udhëheqëse të tilla të mëdha si Mao Ce Dun, apo Deng Xiaoping, por një ekip teknokratësh. Ky do të përbëhet nga anëtarët e komitetit të përhershëm të Byrosë Politike. Aktualisht kjo qendër pushteti në Kinë përbëhet nga nëntë persona. Çdo dhjetë vjet lidershipi i lartë zëvendësohet. Për këtë janë vendosur rregulla strikte për moshën. Kështu në kongresin e fundit të partisë në vitin 2007, në Komitetin Qendror janë përfshirë vetëm ato, të cilët kanë lindur pas vitit 1940. Në kongresin e 18-të, shtatë nga nëntë postet do të zihen nga persona të tjerë.

China KP Kongress in Peking PräsidentHu Jintao mit Politbüro

Presidenti Hu Jintao me Byronë Politike

Nga lart poshtë

Në teori statutet partiake të partisë komuniste e shohin përcaktimin e personelit drejtues si një proces, që kryhet nga poshtë lart. Më shumë se 2.200 delegatët e kongresit të partisë zgjedhin Komitetin Qendror me rreth 350 anëtarë. Komiteti Qendror nga ana tij zgjedh nga radhët e veta Byronë Politike, të përbërë nga 25 anëtarë. Nga rradhët e saj vijnë nëntë politikanët e komitetit të përhershëm, nga të cilët njëri është sekretari i përgjithshëm i partisë. Pushteti i shtetit dhe i partisë janë një. Kështu sekretari i përgjithshëm është edhe presidenti i vendit. Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit vijnë automatikisht nga komiteti i përhershëm i Byrosë Politike.

Procesi i përzgjedhjes kryhet në fakt më shumë nga lart poshtë: Krerët e partisë zgjedhin anëtarët e komitetit qendror, partia miraton. Dhe kështu vazhdon. Komiteti qendror nga ana e tij konfirmon listën e kandidatëve për Byronë Politike dhe Komitetin e Përhershëm të saj.

Tregu i pushtetit

Se kush bëhet anëtar në rrethin më të ngushtë të pushtetit, miratohet kohë më parë. Forcat kryesore në këtë luftë vendimtare janë pensiontët: Ish anëtarët e Byrosë Politike dhe politikanë në pension, të cilët veprojnë në sfond: Ish kryetari i shtetit dhe i partisë Jiang Zemin është për t'u përmendur këtu në radhë të parë, por edhe ish kryeministri Li Peng. Kryetari aktual i shtetit dhe i partisë Hu Jintao dhe kryeministri i tij Wen Jiabao janë zgjedhur madje për postet e tyre të larta personalisht nga arkitekti i reformave Deng Xiaoping, që ndërroi jetë në vititn 1997.

China Volkskongress März 2010

Kongresi i PKK, 2010

Një treg i rëndësishëm për balancimin e raporteve të pushtetit ndërmjet fraksioneve të ndryshme brenda Partisë Komuniste është vendi bregdetar Beidaihe në Detin e Kinës Lindore, dy orë larg nga Pekini me tren ekspres. Prapa dyerve të mbyllura në vilat e heshtura në verë u zhvillua një luftë e madhe për emërimin e ardhshëm të Byrosë Politike. Skandali politik rreth ish kryetarit të partisë së qytetit më të madh të Kinës e Chongqing, Bo Xilai, turbulloi planifikimin e sofistikuar të personelit në krye të PKK. Se kush mban frerët e pushtetit krahas kryetarit të ardhshëm të shtetit dhe partisë Xi Jinping dhe kryeministrit të ardhshëm Li Keqiang, do të bëhet e qartë në fund të kongresit në konferencën përfundimtare për shtyp.