1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Kina ka numrin më të madh të miliarderëve të industrisë së makinave në botë

Kujt ia kishte marrë mendja? Në Gjermani dhe SHBA ka tetë persona, që kanë fituar më shumë se një milard dollarë me shitjen e makinave. Por në tregun në zhvillim të Kinës ka ndërkohë më shumë.

Në të njëjtën kohë me panairin e automobilëve në Pekin revista "Hurun", që botohet në Shanghai, publikoi një statistikë me 45 miliarderë të industrisë të automobilave, të cilët vijnë nga 13 vende. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara paraqiten së bashku me vetëm tetë miliarderë automobilësh. Në krye të listës globale janë tre trashëgimtarët e BMW, Susanne Klatten dhe Stefan dhe Johanna Quandt, të pasuar nga shefi i prodhuesit indian të automobilëve Tata, Pallonji Mistry.

Duke patur parasysh faktin se Republika Popullore e Kinës është bërë tashmë tregu më i madh i makinave në botë, nuk është çudi e madhe që vendin e pestë ta zërë ndërkohë kinezi i parë. Ai është Wei Jianjun, shef i grupit më të madh privat të automobilëve kinezë, Great Wall Motors.

Miliarderi i dytë kinez i automobilëve është Lu Guanqiu me familjen e tij, të cilët me grupin Wanxiang kanë bërë pasuri të madhe si furnizues të industrisë së automobilëve. Miliarderët kinezë, që pasojnë, janë Wang Chuanfu i prodhuesit të makinave BYD (Build Your Dreams), që bashkëpunon me Daimlerin në makinën elektrike Denza, si dhe Li Shufu nga firma Geely, që ka blerë markën tradicionale suedeze Volvo.

Edhe ai ka hyrë në listën e miliarderëve, shefi i Tesla-s, Elon Musk

Edhe ai ka hyrë në listën e miliarderëve, shefi i Tesla-s, Elon Musk

"Unë jam i befasuar që miliarderët e Kinës udhëheqin në industrinë botërore të automobilëve", tha Rupert Hoogewerf, i cili ka përpiluar listën. Një ngritje të fortë në grupin botëror të miliarderëve ka amerikani Elon Musk, drejtor i Tesla Motors. Kompania e re amerikane ka bërë emër si prodhuese e automjeteve elektrike dhe sistemeve motorike.

Panairi i automobilëve në Pekin bëhetë gjithnjë e më i rëndësishëm

Këtë të dielë hapet në Pekin panairi i automobilëve, në të cilin deri me 29 prill më shumë se 2000 ekspozues nga 14 vende do të paraqesin 118 prodhime të reja. Një temë e rëndësishme është elektromobiliteti. Në të prezantohen 79 modele makinash me këtë forcë motorike. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe të konsumatorëve kinezë panairi i automobilëve në Pekin është kthyer tashmë në një Mekë të kësaj dege. Megjithatë shtohen zërat, që paralajmërojnë nga rreziku i varësisë të madhe të koncerneve evropiane të automobilëve nga tregu kinez.

Makina elektrike Denza Daimler BYD

Makina elektrike Denza Daimler BYD

Klientela e pasur kineze i kushton aktualisht rëndësi hapësirës në makinë. Veçanërisht të kërkuara janë modelet dhe gjata dhe makinat SUV. Kina është tregu më fitimprurës në botë për prodhuesit e makinave. Meqë makina në Kinë është shprehje e statusit social, blerësit nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma të mëdha për makina të mëdha.

Suksesi në këtë treg të madh është thelbësor për objektivat e prodhuesve gjermanë. Nga prodhuesit gjermanë vendin e parë në Kinë e zë Audi. Në tremujorin e parë shitjet e Audit u rritën me 21 për qind, me 124,000 makina, si kurrë më parë në Kinë. Edhe BMW dhe Mercedes arritën shifra rekord me 101,000 dhe 67,000 makina, duke ngritur shitjet me 25 dhe 48 për qind. Daimler i ka vënë vetes qëllim që me markën e tij Mercedes deri në vitin 2020 të jetë sërish numri një në botë, por momentalisht qëndron pas BMW dhe Audi në vendin e tretë. Audi ka të njëjtin synim. Të dy janë duke e zgjeruar fort rrjetin e shitjes në Kinë.