1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kina kërkon të vijë në Evropë përmes Greqisë

Kina ka shumë para, kurse Greqisë i nevojiten shumë. Me këto fjalë mund të përmblidhet vizita në Athinë e kryeministrit të Kinës. Në të vërtetë Pekini ka rezerva gjigante valute dhe plane të mëdha.

"Bashkë me Greqinë ne do ta bëjmë portin e Pireut portin më të mirë të Mesdheut", premtoi kryeministri i Kinës Li Keqiang. Për gazetën athinase "Kathimerini" Keqiang tha të mërkurën në fillim të vizitës dyditore në Greqi, se firmat kineze duan të investojnë në volum të madh në vendin në krizë të Eurozonës. Për Athinën këto plane vijnë "në momentin e duhur", u tha nga qarqe qeveritare greke, vendi ka nevojë urgjente për investime.

Sipas informacioneve në mediet greke Pekini planifikon të marrë pjesë në aeroportin e madh të Athinës "Eleftherios Venizelos". Përfaqësues të firmave kineze kanë premtuar se nëse kjo realizohet do ta bëjnë Athinën pikën më të rëndësishme për udhëtimet e turistëve kinezë në Evropë.

Wen Jiabao Griechenland 2010

Pas hyrjes së mundshme të sipërmarrjeve kineze FPAM dhe Shenzen airport Group, numri i udhëtarëve brenda pak vitesh do të rritej nga rreth 12 milionë (në 2013) në më shumë se 50 milionë. Në portin e Pireut, gjiganti kinez i transportit Cosco ka që prej vitit 2008 rreth 70 për qind të kapitalit. Cosco do të blejë tani edhe pjesën tjetër të aksioneve thuhet në raportet e disa medieve.

Me avion, anije dhe tren drejt Evropës

Një numër i madh sipërmarrjesh kineze si firmat e elektronikës Huawei dhe ZTE e shfrytëzojnë që tani Pireun si platformën kryesore të transporteve të tyre drejt Evropës Lindore dhe Juglindore. Edhe sipërmarrje të tjera si Hewlett Packard dhe Sony e përdorin portin për të transportuar prej atje me hekurudhë produkte drejt Evropës.

Një tjetër fushë bashkëpunimi janë kompanitë greke të lundrimit të anijeve, të cilat aktualisht ndërtojnë një numër të madh anijesh në Kinë dhe në këmbim marrin një pjesë të madhe të transporteve kineze. "Shpresoj që bashkëpunimi ynë në fushën me traditë të lundrimit të forcohet", tha kryeministri i Kinës. Veç kësaj sipas informacioneve nga qarqe qeveritare në Athinë, Pekini ka shprehur interes për ndërtimin e një aeroporti të madh në Kretë.