1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina hedh poshtë të gjitha akuzat

Fajtorin për protestat antikineze në Tibet e kanë gjetur prej kohësh. Në mbyllje të kongresit popullor në Pekin kryeministri Wen Jiabao bëri përgjegjës për trazirat e përgjakshme Dalai Lamën, kreun fetar të tibetianëve.

Polica kineze

Polica kineze

Tibetianët në mërgim kanë kërkuar si shpagim bojkotimin e lojërave olimpike në Pekin, gjë që nuk ka gjetur përkrahje ndërkombëtare.

Demostratë në Sidney në pëkrahje të Tibetit

Demostratë në Sidney në pëkrahje të Tibetit

Qeveria kineze kundërshtoi sërish akuzat se Kina po kryen genocid në Tibet. Fajtore për trazirat në Tibet nuk është qeveria kineze, por Dalai Lama. Kështu u shpreh kryeministri i Kinës në një konferencë shtypi me rastin e përfundimit të kongresit këmbëtar popullor në Pekin.

Murg Potala Palace në Lhasa, Tibet

Murg Potala Palace në Lhasa, Tibet

"Gjatë incidenteve një grup i vogël njerëzish plagosi dhe vrau njerëz të pafajshëm me metoda mizore. Ata kanë përmbysur makina dhe kanë shkatërruar ndërtesa publike, u kanë vënë zjarrin shtëpive të njerëzve të thjeshtë dhe dyqaneve dhe shkollave. Ne kemi dëshmi të mjaftueshme, që klika e Dalai Lamës organizon trazirat Kjo tregon se përbetimet e Dalai Lamës se nuk kërkon pavarësinë e Tibetit, por një dialog paqësor janë gënjeshtra."

Studentët për Tibetin e Lirsë 14 mars, 2008, in Sangchu County

Studentët për Tibetin e Lirsë 14 mars, 2008, in Sangchu County

Pekinit i është kërkuar ditët e fundit vazhdimisht që të zhvillojë dialog me Dalai Lamën, për të ctensionuar gjendjen në Tibet. Kryeministri Wen Jiabao bëri të qartë se një dialog i tillë nuk është i mundur Por megjithë politikën e rreptë të kinezëve Dalai Lama ka akoma shumë përkrahës në Tibet, që e adhurojnë. Politika armiqësore e Dalai Lamës ndaj Kinës nxit urrejtjen e tibetianëve të gatshëm për dhunë. Por Pekini nuk largohet nga qëndrimi i tij i ashpër. Në vend që të kërkojë bisedime Pekini bën përgjegjës të gjithë përkrahësit e Dalai Lamës. Pyetjes se si do të reagonte Kina nqs përëndimi do të kërkonte bojkotimin e lojërave olimpike kryeministri Wenjiabao iu përgjigj: "Keni shtruar pyetjen për lojërat olimpike, duhet ta keni kuptuar, se çfarë kishin ndërmend njerëzit, që inskenuan trazirat në Tibet. Ata duan të bëjnë të dështojnë lojërat olimpike. Ne urojmë të kemi lojëra të suksesshme dhe duam t´ju themi se atletet dhe të gjithë vizitorët e tjerë do të jenë të kënaqur me lojërat olimpike në Pekin."

Policia në vigjilje n sheshin Jokhang në Lhasa, Tibet- 10 mars 2008

Policia në vigjilje në sheshin Jokhang në Lhasa, Tibet- 10 mars 2008

Me bojkotin e lojërave olimpike në gusht 2007 nuk është dakord as kancelarja gjermane, Angela Merkel. Zëdhënësi i qeverisë së saj Thomas Steg tha: "Për gjendjen e të drejtave të njeriut, për njerëzit në Tibet, apo për tibetianët në provinca të tjera kineze nuk do të ndryshonte asgjë nga bojkoti. Prandaj rruga për përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut do të ishte dialogu me qeverinë kineze në bazë të vlerave dhe parimeve. Izolimi i Kinës nuk do sillte dobi."

Günter Nooke, i ngarkuari i qeverisë për të drejtat e njeriut, shprehet ngjashëm. Duhet bërë më shumë për të drejtat e njeriut në Kinë dhe për respektimin e tyre: "Në vend që të flasim për bojkotin duhet të flasim më mirë për përgjegjësinë e qeverisë kineze, se çfarë lloj dialogu është i mundur? Bashkësia ndërkombëtare duhet të kritikojë Kinën për shtypjen e protestave me një brutalitet të tille dhe të ushtrojë presion mbi të."

  • Data 18.03.2008
  • Autor Isabelle Müller dhe Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQix
  • Data 18.03.2008
  • Autor Isabelle Müller dhe Petra Aldenrath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQix