1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina e zemëruar ndaj strategjisë së re të SHBA në Azi - Obama takohet me Wen

Samiti i shteteve të Azisë juglindore (ASEAN) që po zhvillohet në ishullin indonezian Bali ka një sërë tema të diskutueshme për trajtim. Përforcimi i prezencës ushtarake amerikane në Australi është për Kinën halë në sy.

Flamuri i shteteve të Azisë juglindore (ASEAN)

Flamuri i shteteve të Azisë juglindore (ASEAN)

Kryeministri i Kinës Wen Jiabao është i nervozuar. Nuk ka asnjë justifikim që të përzihen në punët e jashtme, tha ai të premten (18.11) dhe e kishte fjalën për strategjinë e re në Azi të presidentit amerikan Barack Obama që drejtohet direkt kundër Kinës dhe pretendimeve të saj lidhur me pronësinë në Detin e Kinës Jugore. Aty dyshohet për rezerva nafte dhe kanë pretendime për pronësi në këtë zonë edhe Vietnami, Malajzia dhe Filipinet.

Në foto Barack Obama dhe Wen Jiabao

Në foto Barack Obama dhe Wen Jiabao

Këtë të shtunë (19.11) Barack Obama dhe Wen Jiabao u takuan së bashku pas dyerve të mbyllura. Një termin ishte futur në axhendën e konferencës gjithsesi të ngjeshur të samitit ASEAN në Bali. Më pas nuk pati asnjë deklaratë, e vetmja shpresë e përmirësimeve të atmosferës.

SHBA është mysafire në samitin e ASEAN-it dhe Barack Obama po shfrytëzon mundësitë që ti ofrojë shteteve aziatike rolin e aleatit kundër Kinës:

" Unë gëzohem shumë që jemi këtu. Ky është një tjetër shembull për atë që SHBA tani është kthyer përsëri në hapësirën Azi-Paqësor. Në këtë mënyrë SHBA dhe shtetet aziatike mund të trajtojnë së bashku sfidat që kanë përpara".

Sfida e Kinës dhe influencës së saj në rajon Obama është duke e zgjidhur me strategjinë e tij duke përfocuar prezencën e SHBA-së në mënyrë të qartë e shoqëruar me rrezikun e një eskalimi në vend të një zgjidhjeje të konfliktit rajonal si ajo në Detin kinezojugor. Stacionimi i ushtarëve amerikanë në bregdetin australian është, e pashprehur zyrtarisht, natyrisht jo vetëm një premtim për ndihmë në rast katastrofe por edhe për t'i shpallur konkurrencë Kinës.

Pjesëmarrës në samitin e shteteve të Azisë juglindore (ASEAN) që po zhvillohet në ishullin indonezian Bali

Pjesëmarrës në samitin e shteteve të Azisë juglindore (ASEAN) që po zhvillohet në ishullin indonezian Bali

Një tjetër temë interesante në samit është edhe çështja që ka të bëjë me Birmaninë. Barack Obama me vendimin e tij për ta dërguar ministren e jashtme Hllary Clinton në dhjetor në atë vend që ende vuan nga sanksionet e ashpra, ka rritur ndjeshëm habinë e të gjithëve. Me këtë njohje kuazi-zyrtare Birmania është kthyer në skenën ndërkombëtare.

Dhe në Birmani tashmë vetë udhëheqësja e opozitës Aung San Suu Kyi bëri të ditur se do të kandidojë në zgjedhje për një vend në parlament. Ithtarët e saj janë entusiazmuar:

„Vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje sërish e kemi bërë në emër të njerëzve në Birmani. Unë jam e bindur se ne do të gjejmë një rrugë fleksibël në drejtim të normalitetit".

Kështu tha Uba Shwe, anëtar i kryesisë së partisë "Liga kombëtare për demokraci", parti kjo e Aung San Suu Kyis lidhur me vendimin e marrë ditën e premte (18.11) për një riregjistrim të kësaj partie. Këtë rikthim e kishte sinjalizuar tashmë presidenti i Birmanisë Thein Sein në bisedimet e javëve të fundit.

Autor: Udo Schmidt / Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti