1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina e gatshme të mbështesë vendet e Eurozonës

AGJ / Bahri Cani30 Gusht 2012

Kancelarja gjermane Angela Merkel po qëndron për vizitë në Kinë ku po zhvillohen këshillimet mes këtyre dy vendeve me potencial të madh ekonomik. Ndërkohë që është prekur edhe çështja e të drejtave të njeriut.

https://p.dw.com/p/160GL
Fotografi: dapd

Kryeministri i Kinës Wen Jiabao ka përshëndetur zhvillimin e raporteve ekonomike mes vendit të tij dhe Gjermanisë. "Përparime të mëdha janë bërë në bashkëpunimin ekonomik dhe gatishmërinë për investime", theksoi Wen, gjatë një takimi me kancelaren Angela Merkel në Pekin.

Kina po jep një kontribut të veçantë edhe për tejkalimin e krizës së borxheve në Evropë. Kryeministri Wen Jiabao ka bërë të ditur se vendi i tij do të vazhdojë të investojë në blerjen e letrave me vlerë të vendeve në krizë. Në këtë drejtim Kina do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Bankën Qendrore Evropiane dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Wen Jiabao dhe Angela Merkel
Wen Jiabao dhe Angela MerkelFotografi: dapd

Marrëveshje konkrete për bashkëpunim ekonomik

Gjermania dhe Kina duan të mbështesin në mënyrë të veçantë edhe bankat dhe sipërmarrjet që merren me tregti dhe investime në këto dy vende. Kancelarja shoqërohet gjatë kësaj vizite nga shtatë ministra dhe shumë përfaqësues të koncerneve të mëdha. Pritet që gjatë vizitës të nënshkruhen edhe marrëveshje konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe investime. Më konkretisht, pritet të nënshkruhen 13 marrëveshje për bashkëpunim në sektorin e energjisë, medicinës, hulumtimeve, ruajtjes së mjedisit dhe në sektorë të tjerë ekonomik.

Pritje me nderime të larta ushtarake
Pritje me nderime të larta ushtarakeFotografi: dapd

Në një kumtesë të përbashkët të dy vendet kanë shprehur gatishmëri edhe për vazhdimin e dialogut për respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit juridik.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka kërkuar edhe përmirësimin e kushteve për korrespondentët e huaj. Më parë korrespondentët gjermanë nga Pekini janë ankuar për punë në kushte të vështira dhe keqtrajtime nga organet kineze të sigurisë.