1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

China Japan

Matias Hajn7 Maj 2008

Një fqinjësi e tendosur ajo mes Kinës e Japonisë. E ngarkuar jo vetëm nga tmerret japoneze në L. II Botërore. Por edhe nga grindjet territoriale e nga mungesa e besimit. Cili është misioni i Hu Zhintaos në Tokio?

https://p.dw.com/p/DvAK
Hu Zhintao dhe kryeministri japonez Fukuda në Tokio
Hu Zhintao dhe kryeministri japonez Jasuo Fukuda në TokioFotografi: AP

Do të jenë fotografi të bukura: presidenti Hun Jintao të enjten do të luajë pingpong me kryeminisitrin japonez Yasuo Fukuda. Më vonë Hu Jintao do të vizitojë në manastir budist. Edhe Cu En Lai ka qenë aty. Sepse ky manastir konsiderohet si shembull i ndikimit kulturor kinez në Japoni. Dhe në shenjë pajtimi Hu Jintao i ofroi kopshtit zoologjik Ueno në Tokyo një cift arushësh Panda.

Para 10 vjetësh ka qenë për vizitë në Japoni paraardhësi i Hu-së Zhiang Zemin. Kjo vizitë la pas për të dyja palët shije të hidhur. Zhiang Zemin përmendi disa herë me ton të tmerret japoneze të luftës në Kinë dhe ai kërkoi nga ata që të kërkonin falje

Tani tema e së kaluarës nuk preket fare. Ty dyja palët vështrojnë në mënyrë demonstrative nga e ardhmja. Ato flasin për një fillim të ri. Që në vitin 2005 marrëdhëniet bilaterale ishin ftohur shumë.

Kinezët në një valë nacionalizmi të duruar nga shteti patën demonstruar javë me rradhë kundër Japonisë. Zëvendësimi i kryeministrit të mëparshëm japonez Koizumi nga paraardhësi i Fukudës Shinzo Abe në vitin 2006 solli kthesën. Vizita të nivelit të lartë hapën rrugën për këtë vizitë të Hu Zhintaos tani.

Të dyja palët duhet të flasin me njëra-tjetrën. Ka një sërë fushash konflikti. Pavarësisht nga grindjet për rezervat e gazit në detin e Kinës lindore, Kina e sheh me mosbesim thellimin e lidhjes së Japonisë në arkitekturën amerikane të sigurisë në Azinë Lindore. Nga ana tjetër, Tokioja dëshiron nga Pekini mbështetje në përpjekjen për të marrë një vend të përhershëm në KS. Që në vitin 2005, 22 milionë kinezë morën pjesë në një mbledhje firmash në internet, kundër vendi të Japonisë në KS. Tani Fukuda sidoqoftë ndodhet para një formulimi të butë në dokumentin e përbashkët. Aty Kina dëshiron një rol më të madh të Japonisë në bashkësinë ndërkombëtare.

Nevojat politike dhe ekonomike e bëjnë të domosdoshme, që të dyja palët t´i afrohen njëra-tjetrës. Të dyja shtetet janë nderkohë për njëra-tjetrën partnerët më të rëndësishëm tregtarë. Ata marrin pjesë së bashku në bisedimet gjashtëpalëshe për programin atomik të Koresë së Veriut. Fukuda me qeverinë e tij ndodhet nën presion. Simpatia për të është nën 20%.

Në këto kushte në rradhë të parë fillimi i samiteve të rregullta vjetore është një hap në drejtimin e duhur. Por krijimi i besimit kërkon kohë.