1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kina ashpërson rregullat ndaj disidentëve

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel për Paqen për aktivistin kinez për të drejtat e njeriut Liu Xiaobo nuk do të mund të shkojë as ai vetë dhe askush prej atyre që ka ftuar e shoqja e nobelistit

default

Autoritetet kineze ashpërsojnë rregullat ndaj disidentëve dhe aktivistëve

Pak përpara ceremonisë për dorëzimin e çmimit Nobel për Paqen në Oslo me të cilin është nderuar aktivisti kinez për të drejtat e njeriut Liu Xiaobo autoritetet kineze kanë ashpërsuar rregullat ndaj disidentëve dhe aktivistëve. Me sa duket në të nuk do të marrë dot pjesë asnjë prej rreth 100 aktivistëve, artistëve dhe avokatëve që ka ftuar me rastin e ceremonisë e shoqja e nobelistit. Viktima më e fundit e pengesave të qeverisë kineze ishte artisti i mirënjohur ndërkombëtar Ai Weiwei, i cili gjithashtu nuk u lejua të udhëtojë jashtë vendit.

Ai Weiwei ishte nisur për në Korenë e Jugut dhe më pas do të shkonte për në Berlin dhe në Danimarkë. Por një gjysmë ore para nisjes së avionit artisti më i njohur kinez u ndalua prej policisë kufitare: "Prita rreth një orë në një zyrë, pastaj erdhi një police dhe më tha t'i tregoja pasaportën, sepse gjoja gjatë kontrollit kishte pasur një problem. Aty m'u bë e qartë se nuk donin të më linin të dilja jashtë Kinës. Më pas më treguan një urdhëresë të Zyrës për Rendin Publik, në të cilën thuhej se udhëtimi im mund të rrezikonte sigurinë kombëtare.“

Edhe pse artisti nga Pekini nuk kishte ndonjë plan për të shkuar në Oslo, ku të premten (10.12.) do t'i jepet Liu Xiaobos çmimi nobel, Ai Weiwei, ai mendon se kjo masë ndaj tij ka të bëjë me këtë festë.

"Lidhet drejtpërdrejt me këtë. Për shkak të nderimit të Liu Xiaobo me çmimin Nobel qeveria është krejtësisht e zemëruar dhe ka përfshirë në listat e saj disa qindra vetë, të cilëve nuk u lejohet të dalin jashtë shtetit."

Një numër i madh disidentësh, akademikësh apo avokatësh janë penguar javët e kaluara të largohen nga vendi - ndër ta edhe një prej avokatëve të Liu Xiaobo. Me sa duket autoritetet kineze kishin frikë se mund të shkonte në Oslo. Të tjerëve, si p.sh. prof. Sun Wanguang nga provinca Shandong, i është refuzuar nxjerrja e pasaportës. Ai kishte marrë ftesë prej bashkëshortes së nobelistit për paqen, Liu Xiaobo, për të marrë pjesë në ceremoni.

Liu Xiaobo / Friedensnobelpreis / China

Demonstratë pro Liu Xiaobo

Vetë Liu Xiaobo po vuan ndërkohë një dënim me 11 vjetë heqje lirie për shkak të cënimit të autoritetit të shtetit. E shoqja, Liu Xia, gjendet në Pekin nën arrest të fortë shtëpie dhe është thuajse fare e ndarë prej kontakteve me botën e jashtme. Nën vëzhgim të rreptë ndodhen edhe shumë aktivistë të tjerë.

Qeveria kineze e kritikoi sërish nderimin e Liu Xiaobo me çmimin Nobel për Paqen. Zëdhënësija e MPJ, Jiang Yu, e quajti vendimin e komitetit norvegjez të çmimit Nobel për Paqen si të motivuar politikisht: "Komiteti i çmimit Nobel për Paqen nderoi këtë vit me të një kriminel të dënuar, i cili po vuan masën e dënimit me heqje lirie, sepse ka thyer ligjet kineze. Kjo është një mbështetje e hapur e veprimtarive kriminale në Kinë, një provokim dhe një përzierje e hapur në sovranitetin tonë juridik.“

Në Oslo ndërkohë po bëhen përgatitjet për një ceremoni pa mbajtësin e çmimit Nobel për Paqen dhe pa të afërmit e tij. Eshtë hera e dytë në historinë e çmimit Nobel për Paqen që komiteti nuk mund të dorëzojë as dëshminë, as medaljen dhe as paratë që shoqërojnë këtë çmim.

Autor: Ruth Kirchner / Pandeli Pani

Redaktoi Elert Ajazaj

  • Data 06.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQG2
  • Data 06.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QQG2