1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kinës i duhet një sistem kontrolli efikas

OBT-ja kërkon konsekuenca nga skandali me qumështin pluhur

default

Dy vajza të vogla duke pritur për tu kontrolluar për gurë në veshka në spitalin e fëmijëve të Shenzhenit në provincën jugore të Kinës Guangdong.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi sot fshehjen prej autoriteteve lokale kineze të skandalit me qumështin pluhur të ndotur. Në këtë mënyrë kriza vetëm sa është acaruar, thanë përfaqësues të OBT-së në Pekin. Megjithatë, sipas tyre tani është para së gjithash e rëndësishme të jepet ndihmë në përballimin e skandalit.

Ilaçe në mish pule dhe derri, pesticide në zarzavate dhe tani melaminë në produktet e qumështit. Numri i skandaleve ushqimore në Kinë duket i pafund, numri i viktimave tronditës. Këtë e di edhe Hans Troedsson, përfaqësuesi suedez i OBT-së në Kinë.


"Zyrtarisht u njoftua për tri foshnje të vdekura, megjithëse media bëri fjalë për katër. Ndër 12.000 rastet që po trajtohen në spitale rreth 100 janë në gjendje serioze. Megjithatë nuk presim që numri i vdekjeve të rritet konsiderueshëm."


Tri ose katër foshnjet kanë vdekur nga infeksione, janë çuar tepër vonë në spitale, por fëmijët që vuajnë ende nga gurët në veshka mund të trajtohen mirë, deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Jörgen Schlundt, drejtor i OBT-së për sigurinë ushqimore u shpreh edhe në lidhje me eksportet e qumështit nga Kina.


"Nga pikëpamja ndërkombëtare është e rëndësishme nëse edhe janë eksportuar produkte të ndotura. Organet kineze i kanë kontrolluar të gjitha sipërmarrjet. Në dy ato kanë gjetur ndotje. Ne i kemi informuar vendet e prekura, megjithëse kjo nuk do të thotë doemos se ato kanë marrë qumësht pluhur të ndotur. Megjithatë këto vende duhet të testojnë se çfarë kanë marrë nga Kina."


Të prekur janë Gaboni, Burundi, Jemeni, Bangladeshi dhe Birmania, por njoftimet për eksporte produktesh qumështi të ndotura nga Kina shqetësojnë mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë e hedh vështrimin përpara, dhe po shqyrton se si mund t'i shmangë Kina në të ardhmen skandale të tilla. Këshilla e ekspertëve është kjo: Kina ka nevojë jo vetëm për ligje dhe direktiva më të qarta, ato duhet të zbatohen në mënyrë më konsekuente. Por pikërisht kjo është pika e dobët në një shtet monist pa ndarje të pushteteve dhe pa kontrollorë të pavarur.


Megjithatë OBT-ja paralajmëron nga të parët e Kinës si prejardhjen e çdo të keqeje. Ngritja e një sistem eficient kontrolli në një prodhim ushqimor të përmasave të mëdha nuk është e lehtë, thuhet.

  • Data 26.09.2008
  • Autor Frank Hollmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPmo
  • Data 26.09.2008
  • Autor Frank Hollmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FPmo