1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë i shkallës 8.8 ballë

Tronditjet e tërmetit në det shkaktuan një cunami me dallgë deri në 1,30 metra të larta. Paralajmërimet për cunami janë dhënë në gjithë zonën. Presidentja e Kilit Michel Bachelet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të vendit, natën e të shtunës.

Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të vendit, natën e të shtunës.

Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të vendit, natën e të shtunës, 27 shkurt. Sipas të dhënave të autoriteteve 78 vetë kanë humbur jetën, kryesisht prej rrëzimit të ndërtesave. Përveç kësaj shumë të tjerë janë plagosur dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale. Të dhëna të sakta nuk janë bërë ende të ditura.

Epiqendra e tërmetit të shkallës 8.8 ballë dhe gati një minutë të gjatë ndodhej 90 km në juglindje të qytetit të dytë për nga madhësia të Kilit, qytetit Concepcion. Si këtu, ashtu edhe në kryeqytetin e vendit Stantiago njerëzit dolën të frikësuar nëpër rrugë dhe për orë të tëra nuk guxonin të ktheheshin nëpër shtëpira.

Nuk duhet krijuar panik

Presidentja e vendit Michele Bachelet, u informua në qendrën e krizës për mbrojtjen nga katastrofat për dëmet e shkaktuara. Ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe i kërkoi njerëzve të ruajnë qetësinë: "Ju lutemi të mos dilni nga shtëpia. Lëvizni vetëm me automjete dhe nëse është e domosdoshme. Dhe jini të kujdesshëm. Nëse nuk veproni kështu, atëhere nuk do të kemi vetëm viktima të tërmetit, por edhe viktima te shkaktuara nga paniku."

No FLASH Chile Karte

Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe tërmete të tjera pasuese, që ishin më të vogla me deri në 6,2 ballë. Dëmtuar janë kryesisht ndërtesat e vjetra, rrugët dhe urat. Në shumë qytete ndërtesa të tëra u rrëzuan krejtësisht. Në gjithë vendin janë ndërprerë rryma elektrike dhe lidhjet telefonike.

Zona është e ndjeshme nga tërmetet

Tërmeti, që ra në orën 6:30 sipas kohës evropiano-qëndrore u ndie edhe në Peru dhe Argjentinë. Për Kilin, Perunë, Australinë dhe Havain u lëshuan paralajmërime për cunami. Në ishujt e Robinson Kruzosë, që i përkasin Kilit, 660 kilometra larg kontinentit, një dallgë shumë e madhe mori me vete pjesë toke. Marina filloi me evakuimin e pjesën lindore të ishullit, që ndodhet 300 km larg kontinentit.

Në vitin 1960 një tërmet i rëndë shkatërroi qytetin Valdivia, në jug të vendit. 1655 vetë humbën jetën dhe dy milionë mbetën pa strehë.

Autor: Agjensitë / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 27.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ME1h
  • Data 27.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ME1h