1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Khodorkovski: Nuk do të angazhohem më politikisht në Rusi

Mikhail Khordokovski ha se as nuk do t'i hyjë politikës dhe as nuk do të kërkojë të rimarrë pasuritë e tij nga ish-kompania e naftës Yukos.

Manjati rus Mikhail Khordokovski, i cili pas pas lirimit nga burgu po qëndon në Berlin, tha se as nuk do t'i hyjë politikës dhe as nuk do të kërkojë të rimarrë pasuritë e tij nga ish-kompania e naftës Yukos. Ai shtoi se për lirimin e tij nuk janë vënë kushte dhe se megjithë kërkesën e tij për falje drejtuar Putinit ai e konsideron veten të pafajshëm. Kërkesën për një falje ai e kishte nënshkruar pa pranimin e fajit theksoi Khodorkovski.

Putin e kishte falur kundërshtarin e tij të premten për arsye humanitare. Lirimi i tij, pas dhjetë vjet burgim, por nuk është "simbol për ndonjë ndryshim themelor në vend," theksoi Khodorkovski.

Në lidhje me rolin e opozitës, ai tha se: "Opozita aktualisht nuk ka ndonjë perspektivë të fortë, por ajo janë shumë më e mirë se para dhjetë vjetësh." Khodorkovski mendohet se është ende si multimilioner. Por ai theksoi se ndryshe nga koha ku ishte pronar i Yukos dhe njeriu më i pasur i Rusisë, sot nuk është më në gjendje financiare për të sponsorizuar opozitën. "Unë nuk do të përfshihem në politikë, do me thënë nuk do të luftoj për pushtet politik", tha 50-vjeçari.

Falëndrime për Genscher dhe Merkel

Khordokovski falënderoi shprehimisht ish-ministrin e Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për ndihmën dhe për rolin për lirimin e tij nga burg. Pa përpjekjet e Genscherit ai nuk do të ishte tani i lirë, tha Khordokovski. Për negociatat për lirimin e tij ishte i nevojshëm dikush si Genscheri tek i cili kishin besim të dy Putini dhe unë vetë, tha ai. Genscher dhe Merkel "bënë të mundur që unë të jem sot i lirë." - tha Khodorkovski.

Khodorkovski falenderoi gjithashtu mediat, të cilat sikurse tha ai e kishin nxjerrë në pah për vite çështjen e tij. Lirimi i tij ishte bërë edhe falë "opinionit publik, opinionit botëtor, që i bëri të mundur media."

Rreth planeve se ku do jetojë të ardhmen Khodorkovski tha: "Këtë duhet ta diskutoj me time shoqe dhe nuk mund ta vendos i vetëm." Ai tha se "nuk e di si është aktualisht gjendja ime financiare. Të hollat më mjaftojnë për të jetuar. Klube futbolli nuk do të blej".