1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Khatami: Procesi para së ashtuquajturës Gjykatë e Revolucionit në Teheran në kundërshtim me kushtetutën

I shoqëruar me kritika të shumta brenda dhe jashtë vendit në Iran filloi të shtunën (01.08) procesi gjyqësor kundër opozitarëve dhe pjesëmarrësve në demonstratat pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit 2009.

Fillimi i procesit përpara Gjykatës së Revolucionit në Teheran (01.08)

Fillimi i procesit përpara Gjykatës së Revolucionit në Teheran (01.08)

Procesi gjyqësor kundër opozitarëve dhe pjesëmarrësve në demonstratat e opozitës pas zgjedhjeve presidenciale ka ngjallur reagime dhe kritika të ashpra si në Iran edhe jashtë vendit.

Opozita: Procesi bazohet në pranime faji nën torturë

Sipas ish-presidentit iranian, Mohamed Khatami procesi para së ashtuquajturës Gjykatë e Revolucionit në Teheran është në kundërshtim me kushtetutën dhe me të drejtat e qytetarëve. Khatami kritikoi edhe moslejimin e avokatëve të të akuzuarve që të hynin në sallën e gjykimit si dhe të shikonin dokumentacionin përkatës. Ky proces bazohet në pranime faji të pavlefshme, sepse të pandehurit janë detyruar ta pranojnë fajin, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Khatamit.

I dyti nga e djathta Mohamed-Ali Abtahi, ish-zëvendës parlamentar i presidentit Mohamed Khatami

Në bankën e të akuzuarve Mohamed-Ali Abtahi (i dyti nga e djathta ), ish-zëvendës parlamentar i presidentit Mohamed Khatami

Edhe politikani opozitar iranian Mir-Hosein Musaui i akuzoi organet iraniane të drejtësisë vendit se i kishin detyruar demonstruesit që ta pranonin fajin përmes "metodave të torturave mesjetare". Ky reagim pasoi deklaratat e organeve të drejtësisë, se të akuzuarit kishin pranuar se kishin lidhje me armiqtë e Iranit dhe donin të kthenin pas rrugën e Revolucionit Islamik.

Kandidati konservator në zgjedhjet presidenciale të qershorit, Mohsen Resaei, kërkoi që përpara organeve të drejtësisë të vihen edhe përgjegjësit për sulmet kundrejt demonstruesve. Ndryshe, sipas tij nuk mund të ketë drejtësi. Me nota kritike u shpreh edhe ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanxhani.

SteinmeierI: Irani duhet të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka ratifikuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Frank-Walter Steinmeier u shpreh i shqetësuar në lidhje me fillimin të procesit kundër opozitarëve në Iran. Steinmeier deklaroi sot (02.08) në Berlin: "Lajmet për fillimin e procesit na mbushin me shqetësim. Sipas njoftimeve të deritanishme nuk po respektohen kërkesat minimale të shtetit ligjor për një proces transpartent dhe të drejtë."

Nisur nga fakti se Irani e ka nënshkruar dhe ratifikuar Paktin Ndërkombëtar të OKB-së për të drejtat civile dhe politike të qytetarëve, Steimeier tha: "Nga qeveria iraniane kërkohet të lirojë të burgosurit politikë dhe të respektojë detyrimet ndërkombëtare që ka nënshkruar vetë për mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të qytarëve të vet."

Numri i të arrestuarve dhe të paditurve nuk dihet me saktësi, por mendohet se janë disa qindra. Sipas akuzës ata fajësohen ndër të tjera për kryengritje, cënim të sigurisë kombëtare, cënim të rendit dhe komplot kundër sistemit në fuqi.

  • Data 02.08.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J25Q
  • Data 02.08.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J25Q