1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Khartum: Ushtarët kanë bërë vetëm detyrat

Një raport i OKB-së i prezantuar të enjten (20.03) në Gjenevë dëshmon për fajësinë e qeverisë sudaneze në vdekjen dhe keqtrajtimin e personave të pafajshëm. Të shtunën (22.03.) Khartoumi i hodhi poshtë këto kritika

default

Refugjatë në Sudanin e jugut

Trupat ushtarake kanë bërë detyrën e tyre të rëndomtë, ka theksuar një zëdhënës i qeverisë në kryeqytetin Khartoum. "Janë mbrojtur civilët, ndërsa grupe të ndryshme rebelësh janë përndjekur", tha ai sipas agjencisë sudaneze të lajmeve, SUNA. Zëdhënësi i ushtrisë sudaneze i hodhi poshtë me vendosmëri kritikat e raporti, që komisarja e OKB-së për të drejtat e njeriut Louise Arbour, prezantoi të enjten (20.03.) në Gjenevë. Ai theksoi: Raporti ka si synim që ta njollosë reputacionin e Sudanit në botë. Në dokumentin disafaqesh Louise Arbour vë në dukje, se forcat sudaneze kanë marrë pjesë në përdhunime dhe plaçkitje në perëndim të Darfurit. Në raport thuhet gjiithashtu se nga sulmet ajrore që janë bërë mbi tri qytete në fillim të shkurtit janë vrarë të paktën 115 njerëz dhe afro 30 mijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Një pjesë e madhe e Abu Suruxhit dhe Sileias janë djegur, pasi janë sulmuar nga milicët dhe ushtarët. Disa banorë të këtyre qyteteve janë djegur të gjallë në shtëpitë e tyre – në mesin e tyre edhe një grua e verbër 75 vjeçare dhe një vajzë e paralizuar,- thuhet në raport. Sipas ushtrisë, bombardimet ishin në adresë të rebelëve në Darfur. Por ato kanë deklaruar se nëpër qytete nuk ka pasur asnjë luftëtar të tyre. Raporti i Komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut bazohet në rrëfimet e dëshmitarëve okularë. Nisur nga përshkrimet e hollësishme të përdhunimeve dhe keqtrajtimeve, raporti arrin në përfundim se ka dëshmi të qarta për keqtrajtimin e grave dhe vajzave në Sirba.
Kështu për shembull një dëshmitar okular ka treguar, se katër vajza janë futur në një kasolle dhe janë përdhunuar brutalisht nga ushtarët. Burra të armatosur kanë qëlluar nëpër banorë dhe u kanë vënë zjarrin shtëpive në mënyrë sistematike, pa u penguar nga trupat qeveritare.
Dhuna në Darfur ka filluar që në vitin 2003 dhe deri tani ka kushtuar mbi 200 000 jetë njerëzish. 2,5 milionë vetëve u është dashur të arratiseshin nga fshatrat e tyre.
  • Data 22.03.2008
  • Autor Steffe, Peter / Kairo (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSvP
  • Data 22.03.2008
  • Autor Steffe, Peter / Kairo (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSvP