1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kharkivi i druhet një invazioni rus

Alexandra Indjuchowa20 Shtator 2014

Megjithë armëpushimin në rajonet Luhansk dhe Donjeck, në rajonin kufitar Kharkiv po përgatiten për një depërtim të mundshëm të separatistëve prorusë. Edhe në kufirin me Rusinë po ndërtohen përforcime.

https://p.dw.com/p/1DFwx
Kalimi kufitar Rusi-Ukrainë, Pletenewka
Fotografi: DW

Në pikën ukrainase të kalimit të kufirit Pleteniwka ka gjallëri të madhe. Vullnetarë hapin atje llogore dhe ngrejnë vende qitjeje. Shumica e aktivistëve janë nga qyteti me miliona banorësh Kharkiv. Atje janë të shqetësuar se konflikti nuk do të mbetet i kufizuar në rajonet fqinje.

Ata ndoqën një thirrje në rrjetet sociale, për të ndihmuar në përforcimin e kufirit shtetëror me Rusinë. Kështu shprehet Dmytro Makowezkyj nga "Hromadska warta" (Mbrojtja civile). Përmes rrjeteve sociale mblidhen edhe para për lopata, dorashka, vegla dhe për qiranë e automjeteve. "Autoritetet kufitare na vunë në dispozicion një eskavator. Po neve do të na duhej një eskavator më i madh, që ta kryenim për një ditë atë punë që tani e kryejmë për një javë," thotë Makowezyj. Po për këtë mungojnë paratë.

Masa mbrojtëse përforcuese

Ukraine Russland Grenze Grenzbefästigung durch Freiwillige in Charkiw
Vullnetarë ndihmojnë në përforcimin e kufiritFotografi: DW

Në Pleteniwka kufiri ka gjysmë viti që po përforcohet. Që atëherë, me përforcime merren edhe kufitarët. "Vullnetarët punojnë natyrisht në bazë të planeve tona dhe nën vëzhgimin e inxhinjerëve. Ne u jemi shumë mirënjohës aktivistëve", thotë Serhij Kolesniçenko, nga mbrojtja kufitare e Ukrainës.

Ukraine Russland Grenze Oxana Martschuk
Oksana Martschuk (djathtas) tregon ku ndohen strehimet për mbrojtjen nga sulmet ajroreFotografi: DW

Nga frika e invazionit rus, në Kharkiv, 80 km larg Pleteniwkas nqë prej një muaji "një universitet i hapur" kryen stërvitje në sheshe publike. Me ushtrime njerëzit synojnë të përgatiten ndaj luftimeve të mundshme. "Secili duhet të jetë në gjendje të paketojë një valixhe emergjence - me dokumenta, rezerva ushqimesh, ujë dhe medikamente. Strehimi nuk duhet kërkuar në tunelet e metrosë, por në strehimet kundërajrore", shpjegon Tatjana Rjabokon nga Njësia e Parashutistëve të Kharkivit. Midis trajnerëve ka luftëtarë, të cilët kanë luftuar në Ukrainën Lindore.

Stërvitje publike

Disa qindra banorë të qytetit marrin pjesë çdo fundjavë në stërvitjen e "Universitetit". Atyre u tregojnë si veprohet me armë dhe me veshjet antiplumb dhe si mund të ndihmohen të plagosurit. Ka ushtrime për mbijetesë me pagesë dhe pa pagesë. Madje mund të bëhesh edhe anëtar i njësive partizane. "Në ushtrime mund të marrin pjesë si meshkuj, ashtu edhe femra. Ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë aktivitete guerilase", thotë një trajnere e batalionit partizan "Korpusi i Lindjes".

Autoritetet kërkojnë nga aktivistët që të mos krijojnë panik të panevojshëm në qytet. Por aktivistët nga ana e tyre thonë: sa më mirë të jetë i përgatitur qyteti ynë për një marshim të trupave ruse ose të milicëve të Donjeckut, aq më pak i mundur bëhet një sulm i tillë. "Është më mirë që t'i mobilizosh të gjithë banorët dhe të mos ndodhë gjë, se sa e kundërta", thotë një aktiviste.