1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KFOR: situata e sigurisë në Kosovë nuk ka indikacione se mund të përkeqësohet

Në një konferencë për media, të fundit për këtë vit, zyrtarë të KFOR-it thanë se misioni i tyre mbetet i njëjtë, ruajtja e paqes dhe qetësisë në Kosovë nën mandatin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

default

Zëdhënësi i forcave paqerujatëse Adriano Graciani, tha se trupat e KFOR-it do të ndihmojnë policët ndërkombëtarë të misionit EULEKS nëse nga ata kërkohet ndihmë. Mirëpo sipas tij, tash për tash kjo ndihmë nuk duket të jetë e nevojshme, sepse misioni evropian është pranuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai beson se policia ndërkombëtare në punën e saj nuk do ta hasë në ndonjë telash. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë të angazhuara në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në trajnimin e oficerëve të rinj. Disa faza të trajnimeve tashmë kanë përfunduar, ndërsa KFOR-i është në pritje të autoriteteve kosovare që të zgjedhin strukturat udhëheqëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partnerët e koalicionit qeverisës akoma nuk janë dakorduar se kush do të jetë komandant i FSK-së. Në këtë proces ka vonesa dhe për këtë krerët e forcave paqerujatëse kanë kritikuar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

"Ka shqetësime për vonesat. Tashmë të gjithë e dimë se ka vonesa sepse ishte paraparë që në fillim të dhjetorit të krijohet Forca e Sigurisë së Kosovës", thotë zëdhënësi Adriano Graciani.

Udhëheqësit ushtarakë të KFOR-it kanë thënë se pala kosovare nuk e ka kryer punën e saj, por prapë se prapë ata besojnë se shpërbërja e TMK-së dhe krijimi Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përfundojë me sukses. Njëri nga ekspertët e njohur të çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja ka thënë se vonesat në përzgjedhjen e strukturave udhëheqëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të panevojshme dhe i ka porositur udhëheqësit politik kosovarë që çështja e krjimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të mos politizohet.

(AUD)

  • Data 18.12.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GJ4w
  • Data 18.12.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GJ4w