1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KFOR-i tërhiqet, barrikadat mbeten

Trupat paqeruajtëse në Kosovë nuk ia dolën të lironin barrikadat në zonat e populluara me serbë të Veriut të Kosovës, kanë njoftuar mediat të shtunën. Nën brohoritjet serbe, ushtarët tërhiqen.

default

Qindr aserbë protestojnë kundër NATO-s

Misioni i trupave të drejtuar nga NATO drejtohej fillimisht kundër tre barrikadave të formuara me gurë, makina, dhe trungje. Disa qindra serbë mbrojtën barrikadat, kanë ardhur njoftime të përputhshme me njëra-tjetrën nga të dyja palët. Ushtarët e KFOR-it janë tërhequr nga këto zona nën brohoritjet serbs, njofton agjencia e lajmeve dpa. Ushtarët e KFOR-it dështuan pra të hapnin gjatë natës rrugët e bllokuara para një muaji në Zupçë, Jagjenjicë dhe Rudare. Njoftohet se nuk ka pasur përdorim dhune. Megjithatë KFOR-i ka theksuar se ka mandatin të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në të gjithë Kosovën.

Gjatë së shtunës zhvillohen edhe negociata të reja mes kryetarëve të katër komunave serbe dhe komandantit të KFOR-it gjeneralit Erhard Drews. Njoftimi vjen nga pala serbe. Sipas disa njoftimeve të tjera në tavolinën e bisedimeve do të ulet edhe EULEX-i dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

Gjenerali Erhard Erhrad Drews

Gjenerali Erhard Erhrad Drews

Serbët i qëndrojnë kërkesave të tyre

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristic ka vënë kushte për bisedimet me KFOR-in. Serbët, sipas tij, do t'i heqin të 20 barrikadat e vendosura vetëm nëse largohen doganierët dhe policët e qeverisë së Kosovës nga dy pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak. Por kjo kërkesë është refuzuar deri më tani si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe KFOR-i e EULEX-i.

Tensionet në Veriun e Kosovës u rritën pas embargos së qeverisë kosovare për mallrat serbë, dhe eskalimit të gjendjes që çoi në vrasjen e një polici kosovar dhe plagosjen e disa ushtarëve. Serbët ofruan të mërkurën mundësinë për lejimin e lëvizjes për pajisjet e KFOR-it por vunë kusht që të mos lejohet transportimi i doganierëve kosovarë të emëruar nga Prishtina.

Autor: dpa, rtr/Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM