1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KFOR-i: "Situata e sigurisë në Kosovë stabile!"

KFOR-i i premton ndihmë UNMIK-ut që të vendosë kontroll të plotë në veri.

Ushtarë gjermanë kontrollojnë një rrugë në veri të Mitrovicës, 4 prill 2008

Ushtarë gjermanë kontrollojnë një rrugë në veri të Mitrovicës, 4 prill 2008

Forcat paqerujatëse të NATO-os vlerësojnë se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe ato janë të përgatitura që të përballen me çdo situatë, që mund të paraqitet në teren. Trupat e KFOR-it kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe nëse kërkohet ndihmë ato do të veprojnë. Kështu vlerësuan komandanti KFOR-it, gjenerali Giuseppe Emilion Gay dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët në një takim diskutuan për situatën e sigurisë në vend. Ata pranuan se gjendja në veri të Kosovës nuk është në nivelin e duhur, mirëpo gradualisht institucionet e Kosovës të ndihmuara edhe nga forcat paqerujatëse do ta shtrijnë kontrollin edhe në këtë pjesë.

"Nëse UNMIK-u apo dikush tjetër kërkon ndihmën e forcave paqerujatëse, ato janë të gatshme të veprojnë si në veri, perëndim apo jug, kudo në Kosovë. Por, deri tash asnjë mekanizëm civil ndërkombëtar nuk ka kërkuar nga ne që të veprojnë në ndonjë pjesë të caktuar të Kosovës," thotë gjenerali Giusepe Emilio Gay.

Trupat e KFOR-it janë të vendosura në dy pikat kufitare veriore të Kosovës me Serbinë, të cilat janë jashtë kontrollit të qeverisë së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Këto trupa janë aty në cilësinë e ruajtjes së kufijve të Kosovës, mirëpo jo të kontrollojnë mallrat apo levizjen e njerëzve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se në pjesën veriore të vendit ka aktivitete të paligjshme, por sipas tij, me vendosjen e plotë të misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë, situata në veri do të përmirësohet. "Në veri të Kosovës kemi prezent autoritetin e NATO-s. Gjithashtu në kuadër të zgjerimit të autoritetit të misionit të BE-së për polici dhe drejtësi EULEX, hap pas hapi, është duke u punuar së bashku me institucionet e Republikës së Kosovës që të vendoset kontrolli edhe në këtë pjesë të Kosovës. Në veri ka probleme, ka korrupsion dhe krim të organizuar, por, besojmë se shumë shpejtë gjendja në veri do të përmrësohet ", thotë kryeministri, Thaci.

Forcat paqerujatëse të KFOR-it në Kosovë numërojnë rreth 16 mijë trupa. Krerët ushtarak të NATO-os, janë shprehur se NATO-ja, nuk e ka ndërmend të zvogëlojë e as të rrisë praninë e ushtarëve në Kosovë. Ato, tash për tash veprojnë nën mandatin e rezolutës 1244 të KS-it, ndërsa do të vihen në ndihmë edhe të misionit të BE-së, EULEX, për faktin që edhe ky mision vepron nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

  • Data 17.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJhL
  • Data 17.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJhL