1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KFOR-i i shpall dy pikat kufitare në veri të Kosovës zona të kufizuara ushtarake

KFOR i ka shpallur dy pikat kufitare në veri të Kosovës Zona te Kufizuara, duke paralajmëruar përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Reagimi vjen pas djegies së njërës nga dy pikat kufitare në veri dhe hapjes së zjarrit.

Slovenian troops serving in the NATO-led peacekeeping mission in Kosovo set up a checkpoint in the bridge in the ethnically divided town of Mitrovica on Thursday, July 28, 2011. A mob of about 200 Serbs hurled firebombs and set ablaze a customs post on Kosovo's northernmost border with Serbia on Wednesday, hours after Kosovo's special police withdrew from the area. NATO responded by sending hundreds of troops in an attempt to quell the violence and came under fire as it did so, NATO spokesman, Cpt. Hans Wichter told The Associated Press. (Foto:Visar Kryeziu/AP/dapd)

Trupa sllovene, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR, në urën që ndan Mitrovicën

KFOR-i i ka shpallur dy pikat kufitare në veri të Kosoves Zona të Kufizuara. Kjo ka bërë të qartë se çdo përpjekje e re për vandalizma në brezin kufitar Kosovë-Serbi do të zbrapset nga forcat e KFOR-it. Në rast nevoje, forcat tona do t´i përgjigjen dhunës edhe me forcën vdekjeprurëse, ka paralajmëruar Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buehler, të ejten në Mitrovicë:

„Ushtarët mund të përdorin forcë vdekjeprurëse. Mund t´i përdorin armët e tyre për t´u vetëmbrojtur, për të mbrojtur popullatën, pronën, Zonën e Kufizuar Ushtarake. Asnjeri i paautorizuar të punojë në porta apo të kalojë portat, nuk guxon të jetë pranë tyre. Në zona të kufizuara rregullat janë shumë të qarta. Shenjë e mirë është se të gjithë jemi të mendimit se dorasit e aktit kriminal të vrasjes së policit të Kosovës dhe zjarrvënësit e pikës kufitare në Jarinjë, duhet të gjehen dhe të sillen para drejtësisë“, ka thënë gjenerali Erhard Byhler, i cili ka theksuar se KFOR-i do të qëndrojë në pikat doganore 1 dhe 31 deri në krijimin e rrethanave të reja.

Një vendim i tillë vjen pasi iu vu zjarri njërës nga të dy pikat kufitare në veri të Kosovës nga protestuesit serbë. Kësaj i parapriu vrasja e një polici të Njësisë Speciale të Kosovës dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM