1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Keqkuptime për vizat: liri udhëtimi, jo e drejtë pune

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Maqedonisë heqjen e vizave e sheh si shans të mirë për të udhëtuar lirshëm në BE. Në mungesë të informacioneve, ata mendojnë se do të kenë mundësinë edhe të punësohen në BE.

Shkup, Ulica Makedonija

Shkup, Ulica Makedonija

Mbi 70% e maqedonasve nuk i kanë vizituar vendet e BE

Qytetarët e Maqedonisë, nga viti i ardhshëm do të udhëtojnë pa viza në 25 vende të Bashkimit Evropian. Vendimi përfundimtar për liberalizimin e regjimit të vizave do të merret nga Këshilli i Ministrave të BE-së në takimin e dhjetorit. Hyrja e Maqedonisë në grupin e shteteve që ka përmbushur me sukses standardet për liberalizimin e vizave ka gëzuar më shumë të rinjtë, që e shohin heqjen e vizave si një mundësi për të vizituar vendet evropiane. Sipas një raporti të agjencisë Gallup, mbi 70% e qytetarëve të Maqedonisë asnjëherë nuk i kanë vizituar vendet e BE-së. Të rinjtë heqjen e vizave e shohin si një mundësi jo vetëm për të udhëtuar, por edhe për t'u punësuar në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

D o të shkoja se jeta atje është më e mirë. Të krijoj shoqëri të re. Për punë edhe këtu ka. Unë do të shkoja vetëm për t'u kënaqur me shoqëri, të njoh më shumë shokë dhe shoqe”, thotë studenti Agim Veliu. Ndërkohë Mehmet Aziri e sheh heqjen e vizave të paralajmëruar për 19 dhjetor si një mundësi për t'u takuar me familjarët që gjenden përkohësisht në vendet e BE-së.

U në personalisht kam aplikuar disa herë për vizë dhe nuk kam pasur fatin ta marr asnjë herë. Tani mendoj se ­çdokush do të mund të shkojë atje ku dëshiron, të gjejë punë apo të shëtisë. Unë ndoshta nuk do të udhëtoj më 19 dhjetor, por me 20 me siguri që po”, shton ky i ri.

Liberalizimi nuk nënkupton punësimin në ndonjë vend të BE

Por ekspertët janë të mendimit se qytetarëve të Maqedonisë duhet t'u jepen më shumë informacione se çfarë nënkupton liberalizimi i regjimit të vizave . Bashkim Bakiu, analist në Institutin për hulumtime dhe krijimin e politikave, thotë se liberalizimi do të përfshijë fillimisht vetëm disa kategori të veçanta të qytetarëve. Ky liberalizim do të thotë se ky grup qytetarësh do të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, por kjo nuk do të thotë se ata mund të mund të punojnë atje. Sipas Bakiut, procedurat për vizat e punës mbeten si më parë.

Ë shtë e drejtë diskretitive e çdo shteti anëtar të Zonës Shengen që të kërkojë nga çdo udhëtar potencial dokumente se ku udhëton dhe cilat janë motivet dhe arsyet e udhëtimit. Duhet një garanci, e cila garanton se ku do të drejtohesh dhe kush i mbulon shpenzimet, fjetjen dhe ushqimin” , thotë analisti Bashkim Bakiu.

Liberalizimi i regjimit të vizave u mundëson qytetarëve të Maqedonisë një komunikim të lirë me vendet e BE-së, por ajo që duhet të sqarohet është se ky lloj i liberalizimit nuk nënkupton mundësinë e të punësuarit eventual në ndonjë vend të BE-së thotë Rizvan Sulejmani, kryetar i Këshillit Euroatlantik për Maqedoninë.

N uk duhet të identifikohet liberalizimi i vizave me antarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ngase anëtarësimi ka shumë më tepër beneficione dhe të mira për qytetarët dhe për shtetin, sesa liberalizimi i vizave”, thotë Rizvan Sulejmani .

Gjithnjë sipas ekspertëve në Maqedoni duhet të zhvillohet një fushate për të informuar qytetarët se çfarë nënkupton liberalizimi i regjimit të vizave që në një mënyrë të shmangen situatat e padëshiruara në pikat doganore të vendeve të Bashkimit Evropian.


Autor: Fatos Musliu/ Shkup

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 24.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KeOW
  • Data 24.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KeOW