1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kenia: Islamistët tregojnë pushtetin e tyre

Mbi 60 të vrarë është bilanci i një atentati islamik ndaj një qendre tregtare në Nairobi. Organizata terroriste Al Schabaab kërkon tërheqjen e trupave të Kenias nga Somalia.

default

Sulmi terrorist në Nairobi nga terroristët Al-Shabaab

"Ky është një moment i vështirë për vendin tonë". Ish-kryeministri i Kenias, Raila Odinga shqipton atë që mendojnë shumë vetë: atentati i grupit terrorist islamik në kryeqytetin Nairobi e vë sërish në provë Kenian. Që prej së shtunës në mesditë (21.09.) atentatori vazhdon të rrijë i fshehur me pengje. Me 62 të vrarë, atentati është më i përgjakshmi atentat islamik që ka përjetuar vendi në 15 vitet e fundit. Kur në vitin 1998 shpërthyen bomba në ambasadën e SHBA, jetën e humbën 200 vetë.

Milicët somalezë eksportojnë luftën

Në Somali, islamistëve iu desh të pranojnë disfata muajt e fundit. prej shtatorit 2012, me Hasan Sheikh Mohamudin Somalia ka një president të zgjedhur - një rreze shprese pas dy dekadave shpërbërje të shtetit. Dhe një aksion ushtarak i shteteve afrikane arriti që t'i dëbonte milicët Al Schabab nga qytetet me rëndësi strategjike Mogadishu dhe Kismayo. Që prej tetorit 2011 në luftë marrin pjesë edhe 4.600 ushtarë kenianë. Që prej atëherë ka pasur dyzina atentatesh të vogla. Por tani kërcënimi merr një dimension të ri.

Edhe nëse misioni i Bashkimi Afrikan në Somali (AMISOM) ka shënuar suksese - luftën kundër terrorizmit ata në asnjë mënyrë nuk e kanë fituar, supozojnë ekspertët. "Vetëm në qytete kanë humbur terren islamistët", thotë Emmanuel Kisiangani, nga Instituti për Studimet e Sigurisë në Nairobi. "Në Somalinë e Jugut ata vazhdojnë të mbajnë të pushtuar një territor të gjerë. Dhe vazhdojnë të ruajnë aftësinë për të shkaktuar dëm". Që milicët Al-Schabaab e marrin kaq hapur përgjegjësinë për atentatin në Kenia është një shenjë e qartë për këtë.

Tepër vonë për t'u tërhequr

Nairobi Kenia Terroranschlag Al-Shabaab Einkaufszentrum Westgate Mall

Pamje nga qendra tregtare në Nairobi ku ndodhi atentati islamik

Për Kisinganin ishte e qartë: Al-Schabaab donte të tregonte me atentatin se kjo organizatë duhet llogaritur ende. Këtë e tregon edhe objektivi i sulmit, një qendër tregtare në Perëndimin më të pasur të vendit, vend i rrahur nga turistët dhe bashkëpunëtorë të organizatave ndërkombëtare. Një vend që tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Momentin islamistët e zgjodhën shumë mirë, thotë një bashkëpunëtor i një fondacioni gjerman në Nairobi: e gjithë vëmendja në atë ishte e përqendruar te procesi gjyqësor në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë kundër zëvendëspresidentit të Kenias, William Ruto. Në lidhje me përleshjet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 në Kieni, Ruton e akuzojnë për krime kundër njerëzimit.

Që Kenia do t'i dëgjojë kërkesat e xhihadistëve dhe do t'i tërheqë nga Somalia trupat e saj, këtë eksperti i sigurisë, Kisiangani e konsideron jorealiste. Në fund të fundit, Kenia vendosë të marrë pjesë në misionin ushtarak pikërisht si pasojë e sulmeve islamike. Edhe sikur të duan kenianët t'i tërheqin trupat, për këtë tashmë është vonë. Schabaabët tashmë e kanë përcaktuar Kenian si armik të rëndësishëm. Veç kësaj, në Somalia kenianët nevojiten për të stabilizuar vendin.