1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kenia feston kushtetutën e re - Kundërshtarët pranojnë humbjen

Sipas rezultateve të para kenianët votuan me shumicë të madhe për një kushtetutë të re. Presidenti Kibaki e përshëndeti votën e popullit. Kundërshtarët e kushtetutës pranuan humbjen.

Kenianët votuan pro kushtetutës së re.

Kenianët votuan pro kushtetutës së re.

Himni kombëtar dhe një e rënë borie për kushtetutën e re. Qeveria keniane bën të ditur përfundimin e zgjedhjeve. Njerëzit kanë votuar me shumicë të madhe për të reformuar vendin. Presidenti Mwai Kibaki deklaron:

Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki premton përtëritje kombëtare me kushtetutën e re.

Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki premton përtëritje kombëtare me kushtetutën e re.

"Udhëtimi historik që nisëm njëzet vjet më parë, mbërriti në një fund të gëzueshëm. I garantoj të gjithë vëllezërit dhe motrat që u shprehën kundër ndryshimeve, se zëri i tyre u dëgjua. Por, le të garantojmë të gjithë bashkë përtëritjen kombëtare nën kushtetutën e re."

Ishte përpjekja e dytë për ndryshimin e kushtetutës

Kibaki e kishte ndërmarrë një herë nismën për ligj të ri themeltar, por në 2005-ën kenianët e kundërshtuan reformën. Pak më vonë vendi u zhyt në kaos. Pas zgjedhjeve presidenciale të 2007-ës shpërthyen trazira; rreth 1.500 vetë u vranë. Kushtetuta e ndryshuar duhet të çojë tani përpara pajtimin e grupeve të popullsisë dhe të japë sinjalin për një fillim të ri. Një tregtar në Nairobi thotë:

"Ne s'kemi pasur kurrë një ditë kaq të rëndësishme sa kjo. Ndihemi si të rilindur. Tani e ardhmja mund të bëhet vetëm e mirë."

Kufizim i pushtetit të presidentit dhe reformë agrare

Kushtetuta parashikon reformë agrare.

Kushtetuta parashikon reformë agrare.

Ligji i ri parashikon ndër të tjera një shpërndarje të ndryshuar pushteti brenda qeverisë. Presidenti kontrollohet më fort dhe mund të shkarkohet nga parlamenti, ashtu si edhe ministrat. Përveç kësaj një reformë e tokës do të bëjë që politikanët të mos favorizojnë dot njerëzit e tyre me troje, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Pikërisht kjo pikë ishte kritikuar nga shumë kundështarë të kushtetutës, si ish-presidenti Daniel Moi. Por ai dhe bashkëluftëtari i tij, ministri i Arsimit William Ruto, e pranuan humbjen.

Kenianët gëzojnë për kushtetutën e re

Deri tani duket se gjendja është e qetë edhe në provincën qendrore Rift Valley, ku jeton shumica e përkrahësve të Rutos dhe e kundërshtarëve të kushtetutës. Por, dhjetëra mijëra forca sigurie vazhdojnë të kontrollojnë atje gjendjen.

Në pjesën tjetër të vendit shumica është dehur nga fitorja. Në Nairobi u grumbulluan mijëra vetë në sheshin qendror, për të festuar së bashku.

Autor: Antje Diekhans / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 06.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OdUh
  • Data 06.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OdUh