1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Kemi të bëjmë me një Gëbels modern ? - Roli i aktorit Tom Kruiz tek sajentologët

Tom Kruiz donte të bëhej si Shtaufenbergu, por kritikët thonë se është bërë si Gëbelsi. Kruiz nuk po shpëton pa dalë në titujt e gazetave.

Tom Kruiz dhe Jozef Gëbels

Tom Kruiz dhe Jozef Gëbels

Disa ditë më parë në internet u shfaq një video që tregonte artistin e Hollivudit, Tom Kruiz duke mbajtur një fjalim në një takim të sajentologëve. Njohës të historisë gjermane dalluan në to paralele me prezantimet e ministrit gjerman të propogandës, Gë. Diskutimet për aktorin filluan sërish, tani kur sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit që i kushtohet atentatorit të Hitlerit me Tom Kruiz në rolin kryesor
"Nuk flasim për këtë çështje!" Këtë përgjigja të shkurtër jep zyra e shtypit sajentologëve në Gjermani e pyetur nga Deutsche Welle. Një video e shkurtër që tregon një prezantim brenda organizatës të aktorit dhe sajentologut Tom Kruiz, shkaktoi zhurmë ditët e fundit. Gjuha dhe stili i përdorur i kujtoi disa vetëve prezantimet në publik të ministrit të propagandës së Hitlerit, Josef Gëbelsit, dhe fjalimin e tij të mbajtur në vitin 1943 në Pallatin e Sporteve në Berlin. Çështja "A do të donit luftën totale?" Në rastin e Tom Kruizit bëhet fjalë për sekuencën e shkëputur nga fjalimi i tij, që mund të gjendet në internet ndër të tjera në adresën gawker.com These are the times.... Yeah!!!!” (Ovacione) I ngarkuari me çështjet e sekteve fetare i Kishës evangjelsite në Berlin, prifti Thomas Gandow, dhe eksperti i historisë Guido Knop morrën shkak nga kjo video për ta krahasuar Tom Kruizin me Gëbelsin. "Tom Kruiz është Gëbelsi i sajentologëve", u citua nga gazeta Bild am Sonntag të ketë thënë prifti Gandow . Michael Utsch mendon se ky krahasim është i tepruar sepse Gëbelsi ka folur me vetëdije në kuadër të një konteksti politik. Eksperti i sajentologëve në Qendrën evangjeliste në Berlin plotëson: „Krahasimi bëhet duke u nisur nga një aktivitet i brendshëm i sektit të sajentologëve. Nëse e sheh këtë video të shkurtër, atëherë vërtet mendon se kemi të bëjmë me një atmosferë të elektrizuar dhe shumë problematike. Video është një dokument i brendshëm i sajentologëve, i cili nuk duhet t`i kalonte portat e organizatës. Prandaj për mendimin tim nuk mund të bëhen krahasime të tilla, megjithëse shprehjet e sajentologjisë dhe strukturat hierarkike të organizatës bëhen shumë të qarta kur shikon këtë video." Megjithatë Utsch e kupton pse Gandow dhe Knopp bëjnë krahasime të tilla: „Ata duan të bëjnë të qartë se sajentologjia nuk duhet nënvleftësuar. Dhe mirë bëjnë. Nganjëherë sajentologët shihen si krejt të pafajshëm. Por nga ana tjetër ata dhe nuk duhen mblivlerësuar.“ Tom Kruiz është përson i rëndësishëm për sajentologët. Ylli 45 vjeçar i kinemasë misionon dhe vlerësohet lart nga sajentologët. „Ai shfrytëzon talentin e tij artistik dhe suksesin për të transmetuar edhe këtu në Gjermani mësimet e sajentologjisë. Dhe këtë e bën me sukses!“ Diskutimet aktuale për krahasimet me Gëbelsin e sjellin sajentologjinë edhe një herë në vëmendje të publikut.
  • Data 28.01.2008
  • Autor Daniela Siebert / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cwkg
  • Data 28.01.2008
  • Autor Daniela Siebert / DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cwkg