1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kebeku dëshiron referendum për pavarësi

Kryeministrja e re e Kebekut Pauline Marois u tha mbështetësve pas fitores së partisë të saj se qëllimi përfundimtar i partisë frëngjishtfolëse "Parti Quebeçois“ (PQ) është "ta bëjë Kebekun një shtet sovran.“

Një referendum për pavarësi të plotë duket i pamundur, edhe pse Marois do të kërkonte edhe mbështetjen e partive të tjera parlamentare. E orientuar majtas, PQ fitoi 54 nga 125 vendet në legjislaturën lokale në zgjedhjet e 4 shtatorit, vetëm katër më shumë sesa qeveria e liberalëve në ikje të udhëhequr nga Jean Charest, i cili humbi postin e tij në zgjedhje dhe dha dorëheqjen si kryetari i partisë. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë, thuajse në 75%, nga 57% që ishte në vitin 2008. Por është e vështirë të thuash nëse kjo ishte si pasojë e pakënaqësisë së nëntë viteve të qeverisjes nga Charest apo mbështetjes së papritur në rritje për PQ-në.

"Aktualisht, lëvizja separatiste në Kebek nuk gëzon ndonjë popullaritet mes shumicës vendimmarrëse," tha Uwe Sautter, profesor i historisë bashkëkohore të Amerikës Veriore në universitetin e Tübingen, duke folur për DW nga Montreali. "Ka një gamë të gjerë mendimesh dhe mund të gjeni nga ato të të gjitha llojeve."

Fillimisht, gjërat e lehta!

Tani Marois duhet të fokusohet fillimisht tek legjislacioni, si mënyra më e lehtë për të ecur përpara, thotë Sautter. Politikanja tha se do të kërkojë anullimin e rritjes së shkollimit të planifikuar nga Charest, i cili për muaj me radhë kishte çuar në protestat e studentëve gjatë natës. Një tjetër legjislacion do të bëhej përmes çerdheve më të mira për fëmijët dhe kujdes në kushtet e shtëpisë për të moshuarit.

GettyImages 83959014 Pauline Marois, chief of the Parti Quebecois speaks to her supporters after the elections results announced at the Olympia theater in Montreal, Quebec, Canada on December 8, 2008. Liberal Premier Jean Charest won a majority in Quebec elections Monday, spoiling a separatist comeback with a mandate to bolster the Canadian province's slowing economy, said television predictions. AFP PHOTO/ ROGERIO BARBOSA (Photo credit should read ROGERIO BARBOSA/AFP/Getty Images)

Pauline Marois

Por Marois duhet të hedhë hapa të kujdesshëm në çështjet e gjuhës dhe identitetit, si për shembull ligjin historik lokal të gjuhës Bill 101. Sautter shpjegoi se PQ do të preferonte të kufizonte kolegjet anglisht-folëse të të rinjve, të njohur si CEGEP. Politika e PQ parashikon frankofonët, të cilët aktualisht zgjedhin CEGEP, dhe emigrantët që detyrohen të marrin pjesë në institucionet frengjisht-folëse.

Duhet parë gjithashtu se si vepron Koalicioni për të Ardhmen e Kebekut (CAQ), i cili fitoi 19 vende. Të udhëhequr nga Francois Legault, CAQ do të ngrijë për një dekadë të gjithë bisedimet për një referendum pavarësie dhe të fokusohet në ekonomi.

Helga Bories-Sawala, profesore në Institutin Bremen për Studimet e Kanadasë dhe Kebekut tha se plejada politike për Marois, kryeministrja e parë femër në këtë lokalitet, ishte "më shumë se e kënaqshme."

"Femra e parë që po qeveris Kebekun po digjet për veprim dhe duart e saj janë të lidhura,“ i tha DW Bories-Sawala.

Prirje kombëtare

Historikisht, përpjekja për pavarësi e Kebekut ka qenë një dëshirë e përsëritur që kur Kanadaja frengjisht-folëse u pushtua në shekullin e 18, shpjegon Bories-Sawala. Në historinë e kohëve të fundit, Kebekut iu refuzua pavarësia dy herë, në 1980-ën dhe 1995-ën, por federalistët e fituan referendumin e fundit shumë ngushtësisht. Marois tha se do të mbajë një referendum të tretë për pavarësinë nëse fitorja është e sigurt.

Militärkapelle mit Dudelsackspielern bei einer Parade in Quebec City, Provinz Quebec, Kanada

David McCrone, ekspert i lëvizjeve kombëtare në universitetin e Edinburgut tha se strukturat politike dhe ekonomike të ndryshueshme botërore kanë pasur impakt në lëvizjet separatiste. "Shkëputja nga shteti është bërë më e paqartë," i tha ai DW. Në shumë raste, procesi ka ndryshuar.

"Tani nuk është më çështje e gjithçkaje apo asgjëje, por më shumë e niveleve të vetëqeverisjes,“ tha McCrone. "Është një taktikë dhe një qëllim."

Në Skoci, për shembull, kjo formë "gradualizimi" siç e quan ai, ishte e dukshme. "Ajo çka keni nuk është një shtet i dëshiruar, por më tepër një mjet për të arritur aty." Kështu që një model parashikon qeverinë skoceze që kontrollon taksimin dhe mirëqenien, ndërsa Londra merret me mbrojtjen dhe punët e jashtme.

"Është një vazhdimësi, dhe ky është një debat që banorët e Kebekut do ta kenë edhe në të ardhmen," tha McCrone.

Pavarësia e Kosovës ndryshon nga situata e Kebekut

Kosova, e cila në mënyrë të njëanshme deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ishte megjithatë një çështje tërësisht e ndryshme. Kjo përbën një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar.

"Shtetet e Ballkanit shënojnë një linjë të metë në Evropë, me besime fetare të ndryshme, etnike dhe kontrolli politik," thotë McCrone. Këto ishin bashkë që nga viti 1918 dhe tani u ndryshuan. "Gjërat janë shumë më të thjeshta në Skoci, dhe gjithashtu në Kebek, ku kufinjtë janë të pandryshueshëm."

The Prince of Wales and the Duchess of Cornwall visit Canada.Riot police and anti-monarchy protesters clash outside the The Black Watch (Royal Highland Regiment) barracks in Montreal where the Prince of Wales and the Duchess of Cornwall were presenting the new colours to the regiment. Picture date: Tuesday November 10, 2009. The province of Quebec with its French heritage is known for its anti-monarchist views with many people wanting an end to the Queen as Canada's head of state. See PA story ROYAL Canada. Photo credit should read: Steve Parsons/PA Wire URN:8018067

Tashmë Marois përballet me një dilemë të vështirë, thotë Bories-Sawala. Për shkak të qeverisë në pakicë të PQ, ajo nuk do të jetë në gjendje të përmbushë të gjithë pritshmëritë që mbështetësit kanë për të. Së dyti, ajo do të duhet të zhgënjejë edhe pritshmëritë e anëtarëve të atyre partive që shpresojnë për një referendum pavarësie. Por Bories-Sawala thotë se ajo ishte skeptike për suksesin e arritur gjatë votimeve.

"Banorët e Kebekut janë amerikano-veriorë të arsyeshëm, nuk janë nacionalistë të flaktë," tha ajo. "Shumica do të votonte për pavarësinë e krahinës dhe shkëputjen nga Kanadaja nëse do të krijohej një situatë veçanërisht e intensifikuar."

Ndër të tjera, ajo shtoi se vetëm nëse Kebeku do të bëhej i pavarur, skenari do t´i ngjasonte një BE-je amerikano-veriore. "Kanadaja dhe Kebeku do të ishin nga ana qeverisëse aq të ndryshme, siç janë Gjermania me Austrinë, por në shumë aspekte, të ndërthurrura ekonomikisht dhe kulturalisht."