1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

KE: Raport vlerësues për statusin e Shqipërisë si vend kandidat

Javën e ardhshme Komisioni Europian do të publikojë raportin vlerësues lidhur me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarsim në BE.

default

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper, duke shprehur opinionin e saj për programin shqip të DW mendon se BE nuk do të bëjë lëshime në plotësimin e kushteve për progress në procesin e anëtarësimit të vendeve të reja. Kurse deputeti i CDU në Bundestagun gjerman, Roderich Kieseweter, thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për të arritur standartete kërkuara nga BE.

Raporti i Komisionit Evropian, i kërkuar nga Këshilli Evropian, për vlerësim të ecurisë demokratike të Shqipërisë, që do të publikohet në fillim të javës së ardhshme, nuk pritet të ketë surpriza. Mesazhet e BE janë të qarta: kriza politike e pazgjidhur, mosfunksionimi i Parlamentit dëmtojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper thotë se kriza politike, e cila po zgjat që pas zgjedhjeve parlametare të qershorit 2009, ka të bëjë me një nga kriteret e BE, që Shqipëria duhet të zbatojë: kriterin politik.

Ka kritere të përcaktuara shumë qartë të cilat jane: demokracia funksionale, reformimi i sistemi gjyqësor, qeverisja e mirë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Opinioni i Këshillit Europian për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat do të varet nga vlerësimi që do t'i bëjë Shqipërisë Komisioni Europian në raportin e tij. Por një gjë, e shprehur e qartë gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në Ballkanin Perëndimor do te ndodhe : BE do të këmbëngulë në plotësimin e kushteve që ka vendosur për anëtarësimin e vendeve të reja dhe nuk do të bëje lëshime lidhur me plotësimin e tyre.” thekson ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Müller Holtkemper

Arritje dhe mangësi në ecurinë demokratike të Shqipërisë.

Por krahas paralajmërimeve të tilla për rigorozitet në plotësimin e kritereve dhe thirrjeve për të zgjidhur krizën politike aktuale, politikanë drejtuese të BE, kanë përshëndetur progresin e Shqipërisë. Kështu Presidenti i BE, Herman Van Rompuy gjatë vizitës së tij në Tiranë vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në kryerjen e reformave. Roderich Kieseweter, deputet gjerman i CDU-së, kryetar i delegacionit të Bundestagut gjerman për Shqipërinë, thotë se krahas progresit ka fusha ku lypset të bëhet më shumë.

Roderich Kiesewetter Interview DW

Roderich Kiesewetter

“Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm brenda 20 viteve të fundit. Por nga ana tjetër ka fusha, ku duhet të ketë zhvillim si pavarësia e pushteteve, zbatimi i ligjit. Ndërkohë është kriza politike, mosfunksionimi i Parlamentit, mangësi këto që duhet të kapërcehet nga vetë Shqipëria, ndofta me ndihmën e Komisionit të Venecias por inisiativa dhe vullneti duhet të vijë nga vetë politikanët e Shqipërisë, kjo është shumë e rëndësishme. Shpresoj për politikanë të përgjegjshëm në një mjedis të përgjegjshëm.” thekson deputeti Roderich Kiesewetter.

Zgjerimi i BE- në rradhë të parë cilësi, plotësim standartesh.

Deputeti gjerman i CDU-së tregon se çfarë është e rëndësishme që një vend të avancojë në procesin e integrimit, në rastin konkret të Shqipërisë: të meritojë statusin e vendit kandidat.

Bashkimi Europian është shumë i kujdesshëm lidhurr me zgjerimin e tij.Për të ka rëndësi në rradhë të parë cilësia dhe jo sasia. Nuk është i rëndësishëm një BE me një numër të madh vendesh anëtare. Të rëndësishme janë vlerat demokratike qe ndajne se bashku vendet anetare. Prandaj duhen standartet. Por në një perspektivë afatgjatë Shqipëria do të jetë anëtare e BE, pasi ajo është në rrugën e duhur për të arritur standartet,” thotë Roderich Kieseweter.

Autor: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 05.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pzwe
  • Data 05.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pzwe