1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër vetë humbasin jetën në një shpërthim në Liezhë

13 Dhjetor 2011

Gjatë një shpërthimi në qytetin belg Liezhë, humbën jetën, sipas të dhënave të agjencisë Belga, katër vetë. Një nga të vdekurit është vetë atentatori. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një tregu Krishtlindjesh.

https://p.dw.com/p/13S5f
Shpërthim në Liezhë
Shpërthim në LiezhëFotografi: dapd

Hetuesi foli për dy të vdekur. Prokuroria bëri të ditur se 75 vetë janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë, njoftoi agjencia Belga. Që prej orës 15:00 gjendja në qytetin Liezhë është sërish nën kontroll.

Sfondi i ngjarjes ishte fillimisht i paqartë. Sipas të dhënave nga organet e drejtësisë, kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Atentatori është një person i dënuar për armëmbajtje pa leje, njoftoi agjencia Belga. Në vitin 2008 ai është dënuar me pesë vjet heqje lirie për armëmbajtje dhe mbjelljen e cannabis.

Televizioni belg RTBF shfaqi pamje të kalimtarëve që largoheshin në panik nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ndjekur atentatorin në qendër të qytetit, por autoritetet nuk e konfirmuan këtë informacion. Ekspertët e lëndëve shpërthyese kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Kryeministri i ri belg, Elio Di Rupo, njoftoi se do të shkojë në vendin e ngjarjes ditën e martë.

Autor: dpa/ Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora