1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kati Witt punon që Lojrat Dimërore 2018 të zhvillohen në Mynih

Intervistë me Katarina Witt për Lojërat Olimpike Dimërore 2018. Mynihu është qyteti kandidat në garë edhe me dy qytete të tjera për zhvillimin e këtyre lojërave

default

Deutsche Welle: Sipas mendimit tuaj, cilat janë avantazhet që ofron Mynihu për këto lojëra?

Katarina Witt: Mynihu së pari ka përvojë të madhe në organizimin e aktiviteteve të mëdha siç është futbolli apo siç janë koncertet apo aktivitetet e mëdha sportive. Dhe Mynihu ka tashmë një legjendë. Lojërat Olimpike Verore që u zhvilluan në vitin 1972. Të gjitha objektet sportive dhe gjithçka që u ndërtua atëhere për ato lojëra nuk janë dëmtuar, janë ende në funksion të plotë dhe ashtu siç duhet për Lojërat Olimpike. Pas atyre lojërave çdo gjë është aktive dhe Mynihu është si më parë plot gjallëri. Për këtë arsye koncepti ynë është që edhe lojëra kompakte të zhvillohen këtu në Eispark të Mynihut, domethënë të gjitha garat mund të bëhen në akull dhe Snow Park të jetë në Garmisch-Partekirchen. Ne kemi treguar reklamën tonë që është bërë për atletët. Sepse atletët duan të gjejnë kushte më të mira këtu dhe veçanërisht një atmosferë të mirë.

Deutsche Welle: Për Komitetin Olimpik është e rëndësishme mbështetja e popullit, në Mynih në këto momente gjysma e njerëzve është për zhvillimin e këtyre lojërave aty. Çfarë mund të bëhet ende për të inkurajuar më shumë këtë?

Katarina Witt: Po. Janë më shumë se gjysma. Ne jemi më shumë se gjysma. Ne jemi rreth 60 për qind dhe kjo natyrisht është një mbështetje e mirë. Por pavarësisht kësaj ne mendojmë tani që stadiumet janë plot, që do të thotë që publiku vjen për garat atletike që ti shikojë ato. Kuotat e shikimit në televizion janë të mëdha. Pra ne jemi një komb që e duam edhe sportin dimëror. Dhe natyrisht që tani ne kemi një rast siç është kampionati botëror në shkurt në Garmisch, ku do të flitet më shumë për sportin dimëror dhe që ndoshta marrim mbështetje pak më shumë nga populli. Por në të vërtetë të gjithë janë me ne.

Deutsche Welle: Çfarë mund të bëni ju vetë personalisht për këtë? Ju jeni një simbol i kandidaturës në këtë garë.

Katarina Witt: Po natyrisht. Secili e di që në bazë të konkurimit, do të vendoset se ku do të zhvillohen lojërat më në fund.- ne jemi tre qytete kandidatë - që zemra na rreh për sportin, për lojërat olimpike. Dhe unë po përpiqem natyrisht që të ofrojë gjithë pasionin tim. Por ne jemi në përgjithësi edhe një ekip i madh, ne kemi mbi njëqind ambasadorë të sportit, kemi konkuruar në mënyrë aktive për lojërat. Këtu në vend dhe gjatë prezantimeve ne jemi natyrisht gjithmonë një ekip i madh. Pra ka shumë më tepër zemra që rrahin së bashku për kanddaturën tonë.

Autor: Arnulf Bötcher/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama