1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Katastrofë humanitare - Mijëra njerëz marrin arratinë nga Osetia Jugore

Gjeorgjia ka filluar me tërheqjen e trupave të saj ushtarake nga Osetia Jugore. Gjatë natës së kaluar, pati sërish luftime të ashpëra. Ndërkohë njotohet për të shtëna dhe sulme të dhunshme edhe në Abkazi.

Medvjedev dhe Putin konsultohen për hapat e mëtejshëm në Osetinë Jugore

Medvjedev dhe Putin konsultohen për hapat e mëtejshëm në Osetinë Jugore


Numri i viktimave dhe të plagosurve po rritet. Autoritetet e Osetisë Jugore flasin për mbi 2.000 viktima plus ata që hum,bën jetën gjatë sulemve të natës së kaluar nga sulmet ruse në Gori, Tbilis dhe Poti të Gjeorgjisë. Kryetari i administratës presidenciale ruse, Sergej Sobjanin:


"Vetëm gjatë 36 orëve të fundit kanë kaluar rreth 30.000 refugjatë kufirin rus. Kjo është një katastrofë humanitare."


Ndërkohë kryeministri rus Vladimir Putin ka arritur nga Pekini direkt në Vladikavas, kryeqytetin e republikës së pjesshme ruse Oseti Veriore, për të kordinuar së bashku me ministrin rus për katastrofat, Sergej Shoigu, ndihmën për refugjatët. Shuma rajone ruse kanë ofruar gadishmërinë e tyre për t´u ofruar strehim refujgatëve.


Putin deklaroi përpara kamerave televizive se Gjeorgjia mban përgjegjësinë e plotë për krizën që është kthyer ndërkohë në një luftë. Ofensiva kundër Osetisë Jugore është krim dhe do të ketë pasoja, theksoi ai:


"Gjeorgjia ka vënë në rrezik integritetin e saj territorial me këtë veprim. Nuk mendoj se pas këtyre ngjarjeve, Osetia jugore do të pranojë të jetë ehde në të ardhmen pjesë e Gjeorgjisë."


Kryeminisitri rus Putin paralajmëroi gjithashtu NATO-n, për të mos e antarësuar Gjeorgjinë në rrahdët e saj:


"Gjeorgjia nuk do të bëhet pjesë e sistetit ndërkombëtar të sigurisë dhe të pbajë kështu përgjegjësinë e saj për paqe. Përkundrazi, ky vend po përpiqet të involvojë edhe shtete të tjera në aventurën e saj të përgjakshme."


Ndërkohë presidenti gjeorgjian, Sakashvili, deklaroi gjithashtu përpara kamerave televizive se Rusia kishte kohë që i kishte planifikuar sulmet ushtarakne në këtë rajon:


"Në këtë luftë nuk bëhet fjalë për Osetinë Jugore, por për të sulmuar një komb denkratik, që e do dhe mbron paqen dhe lirinë."


Sakashvili e akuzoi qeverinë ruse për varjse dhe terror dhe e krahasoi marshimin e turpave ruse në Osetinë Juroge me marshimin sovjetik në Afganistan.


Kremlini ndërkohë nuk heq dorë nga kërkesat e tij: Armëpushimi do të jetë i mundur, vetëm në rast se Gjeorgjia do t´i tërheqë trupat e saj dhe nënshkruan një kontratë në të cilën heq dorë nga dhuna në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.


Lufta për pushtet në Kaukaz vazhdon.



  • Data 10.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtpK
  • Data 10.08.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtpK