1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Katalonjasit kërkojnë pavarësinë nga Spanja

Spanja është në gjendje të vështirë ekonomike dhe kërkon shumë nga qeveritë rajonale. Në Katalonjë kjo ka forcuar dëshirën për pavarësi. Qindra mijëra vetë dolën në rrugë për të kërkuar pavarësinë.

Ne metropolin Barcelonë në këtë marshim proteste të përmasave deri tani të papara, sipas të dhënave të policisë, morën pjesë të martën deri në 1,5 milionë vetë. Duke valëvitur flamuj të kuq e të verdhë demonstruesit këndonin himnin katalan. Shumë prej tyre mbanin në kokë boina, kasketat tipike katalane. Me altoparlantë dhe pankarta ata kërkonin shkëputjen e rajonit nga Spanja. Thirrjen për demonstratë e kishte bërë lëvizja “asambleja kombëtare katalane”, ANC, e themeluar në mars.

Frika nga spiralja e krizës

Edhe qeveria rajonale i mbeshteti protestat. Ajo kërkon t'i bëjë presion qeverisë qëndrore në Madrid, me qëllim që kjo të rishikojë paktin buxhetor. Pakti përcakton, se sa para nga taksat e shtetit do të marrë rajoni në verilindje të vendit. Katalonja është rajoni me ekonominë me të fortë në Spanjë, por ajo ka edhe borxhet me të larta.

Manifestim patriotizmi i katalonjasve

Manifestim patriotizmi i katalonjasve

Demonstruesit akuzuan qeverinë qendrore në Madrid, se për shkak të vështirësive financiare po tërheq miliarda nga ky rajon verilindor dhe se qeveria qendrore spanjolle në Madrid po e rrëmben Katalonjën në spiralen e krizës.

Shumë njerëz në rajon kanë ndjenjën se janë të detyruar t'i japin Madridit shumë me tepër taksa nga ç'duhet, ndërsa qeveria qëndrore është e detyruar të kursejë në punonjës dhe shërbime. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve Katalonja paguan çdo vit së paku dymbëdhjetë miliardë më shumë taksa, si për shkollat apo spitalet, se sa merr shërbime nga shteti.

Thirrjet për autonomi shtohen

Katalonja ka kohë që synon të fitojë autonominë, por thirrjet shtohen në kohë krize. Kriza e ka ngritur nivelin e papunësisë, megjithëse me 22 përqind papunësia ndodhet akoma nën mesataren e vendit prej 24 përqind. Qeveria qëndore, ashtu si dhe rajonet e tjera, praktikisht nuk mund të huazojë më para në tregjet financiare. Borxhet vetëm ulin pikë.