1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Katalonjë: "Të frymëzuar nga shembulli skocez"

Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë zemër katalonjasve në Spanjë. Eksperti Klaus-Jürgen Nagel thotë se referendumi është një e drejtë ligjore, por vështirë se qeveria spanjolle do të lëshojë pe.

Qindra mijra vetë kanë dalë në rrguët e Barcelonës për zhvillimin e një referendumi që mund t'i sjellë pavarësinë Katalonjës. Ndikohet lëvizja katalanase për pavarësi nga ndarja e mundshme e Skocisë nga Britania e Madhe?

Sigurisht, shembulli skocez ndikon tek njerëzit. Qeveria britanike ka lejuar që më 18 shtator në Skoci të mbahet një referendum për pavarësinë. Dhe një gjë e tillë kërkohet edhe nga qeveria spanjolle, e cila e refuzon një gjë të tillë.

Pra në Katalonjë nuk do të ketë një referendum të ngjashëm me atë në Skoci?

Kështu duket. Qeveria spanjolle, opozita në Madrid dhe Dhoma e Ulët në Parlament e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.

Dhe sërish shumë vetë shpresojnë për pavarësi?

Po, dhe një pjesë e madhe e popullsisë flet për këtë. Përveç kësaj qeveria katalanase ka vendosur që më 9 nëntor të zhvillojë një demonstratë për referendumin në Madrid. Sidoqoftë referendumi është një e drejtë ligjore. Çështja qendron nëse qeveria spanjolle do të bëjë atë që ka kërcënuar, ndalimin e zhvillimit të tij.

Nëse një shumicë flet për pavarësinë, a është e drejtë që më pas të zhvillohet një referendum?

Sigurisht. Nëse në një demokraci shumica thotë fjalën e saj, dhe këtë e bën seriozisht, atëherë natyrisht që është e vështirë të mos marrësh në konsideratë mendimin e njerëzve.

Do të ketë pasoja negative në Barcelonë, pas një pavarësie të mundshme, ashtu siç po diskutohet në Edinburg?

Po. Ka diskutime të ashpra, si në ekonomi ashtu edhe mes partive politike dhe qeveria katalanase ka ngritur komitete këshillimi. Deri tani janë përgatitur tetë raporte për parlamentin katalanas për çështje të ndryshme. Sigurisht që situata skoceze është ndryshe, atje ka armë atomike, por pasojat ekonomike janë duke u diskutuar me kujdes.

Për çfarë pasojash ekonomike flasin ekspertët?

Skenarë që flasin nga parasja deri tek ferri, në varësi të ideve që ata kanë. Shumica e ekonomistëve mendon se nuk do të ketë shumë ndryshime. Sigurisht që Katalonja do të mbijetonte si e pavaruar, por do të varej si do të shkonin bisedimet për pavarësi me Madridin. Dhe përveç kësaj, se si do të pozicionohet Bashkimi Europian.

Nëse skocezët do të votojnë për pavarësinë, çfarë mendoni se do të ndodhë më pas në Katalonjë?

Më pas ata që janë për refendumin dhe pavarësinë, natyrisht që do të marrin më shumë guxim. Por të gjithë e dinë se edhe atje, pavarësia nuk u arrti menjëherë. Edhe në Skoci do të nisë një proces ndryshimi që do të përfundojë në vitin 2016. Atje duhet te sikutohet: çfarë do të ndodhe me monedhën, me borxhet shtetërore, me antarësimin në BE e kështu me radhë. Dhe në Katalonjë duhet të zhvllohen diskutime të shumta.

Klaus-Jürgen Nagel është profesor i shkencave politike në Universitetin Pompeu Fabra në Barcelonë.