1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër të arrestuar për spiunazh në SHBA

PA/ Sky News12 Shkurt 2008

Për shkak të dyshimit të spiunazhit për Kinën, në SHBA janë arrestuar katër vetë.

https://p.dw.com/p/D6cp
Fotografi: dpa
Siç bëri të ditur në Uashington zëvendësministri i drejtësisë i SHBA, Keneth Wainstein, në një rast bëhet fjalë për një ish-inxhinjer të Boingut, i cili mendohet se ka vjedhur sekrete tregtare të ndërtuesit amerikan të avionëve dhe i ka përcjellë këto në Kinë.


Veç kësaj, sipas të dhënave, u arrestuan edhe dy vetë të tjerë në Nju Orlins dhe një tjetër në Aleksandri, të shtetit federal Virxhinia. Ata dyshohet se i kanë përcjellë Kinës dokumente të Ministrisë Amerikane të Mbrojtjes. Zëvendësministri i drejtësisë i SHBA, Keneth Wainstein: "Rreth orës 7 të mëngjesit në Aleksandri, Virxhinia dhe Nju Orlins, agjentë të FBI-së së Luizianës arrestuan tre persona, duke përfshirë edhe një analist të politikës së armëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe i ngarkoi ata me akuzën e konspiracionit, për të komunikuar informacione të mbrojtjes kombëtare, marrësi i fundit i të cilave ishte Republika Popullore e Kinës. Po rreth orës 7 të mëngjesit, po sipas orës së Kalifornisë, agjentë të FBI-së në Orange County të Kalifornisë arrestuan një person, në inxhinjer të aeronautikës, i cili kishte punuar te Rokwell International dhe te kompania Boing, dhe e ngarkoi atë me akuzën e vjedhjes së sekreteve tregtare nga këto kompani, sërish në dobi të RP të Kinës."


Zëvendësministri i drejtësisë i SHBA, Wainstein ritheksoi më tej vlerësimin e përgjithshëm të autoriteteve amerikane për natyrën dhe shkallën e spiunazhit të ndërmarrë nga RP e Kinës: "Siç konfirmoi në shtator të vitit të kaluar drejtori i shërbimit informativ kombëtar, shërbimi i zbulimit i Kinës bën pjesë në më agresivët në mbledhjen e të dhënave për sisteme, institucione dhe projekte zhvillimi të natyrës delikate dhe të mbrojtura të SHBA. Përpjekjet e tyre po u afrohen niveleve të kohës së luftës së ftohtë."