1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kaspereit: Vetadministrimi lokal çelësi i demokracisë

Sabine Kaspereit, politikania gjermane e SPD-së, është nga lindja e Gjermanisë. Dentistja e fëmijëve, e filloi karrierën politike me administratën lokale në komunë dhe përfundoi në parlamentin gjerman.

Sabine Kaspereit në bisedë me Deutsche Wellen

Sabine Kaspereit në bisedë me Deutsche Wellen

Ajo e di se vetëadministrimi lokal është baza e demokracisë së një vendi dhe mendon se për ribashkimin e Gjermanive ka qenë çelësi i suksesit. Këtë përvojë ajo do e përcjellë në Kosovë ku e ngarkuar nga Friedrich Ebert Stiftung është duke punuar për forcimin e adminstratës lokale. Para se të nisej për Kosovë, Deutsche Wlle programi shqip zhvilloi një intervistë me Sabine Kaspereit para se ajo të nisej për në Kosovë.

Deutsche Welle : Zonja Kaspereit, pse jeni duke u marrë me administratën lokale në Kosovë?

Sabine Kaspereit: Sepse mendoj se vetadministrimi është shumë i rëndësishëm për tu afruar me BE-në. Unë mendoj se administrata lokale lidh identitetin e njerëzve me atdheun e tyre, dhe i detyron ata që të bëjnë diçka për ambientin që i rrethon.

Deutsche Welle: Si mund të ndihmoni ju në Kosovë?

Sabine Kaspereit: Unë mund të sjellë përvojën time të viteve nëntëdhjetë, kur u bëra vetë kryetare komune dhe nuk kisha idenë se di duhej bërë kjo punë, nuk i dija rregullat, të cilat tek ne mungonin dhe u vendosën më vonë. Neve na u desh përditë të mësonim gjëra të reja. Nga Gjermania lindore ne nuk kishim përvojë për adminstrmin lokal.

Deutsche Welle: Cila do të jetë puna juaj në Kosovë?

Sabine Kaspereit: Ne do të bisedojmë me politikanë komunalë, dhe më përfaqësues të qeverisë që merren me admiminstratën lokale. Do të zhvillojmë bisedime në vend, do të organizojmë konferenca dhe fjalime dhe tavolina të rrumbullakta. Bisedimet do të zhvillohen gjatë dy javëve ku ne do të shkojmë nga komuna në komunë dhe do të takohemi me njërëzit.

Deutsche Welle: Mendoni se ka filluar të vihet në rrugë ndërtimi i administratës lokale në Kosovë?

Sabine Kaspereit: Shpresoj, kur isha herën e fundit në Kosovë pata përshtypjen se gjërat lihen të kalojnë dhe që sido që të jetë të zhvillohen vetë. Unë nuk pashë struktura funskionuese, përvec atyre që organizoheshin nga ushtria në projekte civile. Por nëpërmjet deklarimit të pavarësisë kanë ndryshuar kushtet për të zhvilluar decentralizimin dhe administratën lokale.

Deutsche Welle: Çfarë është për ju vetëadministrimi lokal?

Sabine Kaspereit: Që banorët e një fshati të vendosin vetë çfarë duhet të investohet në fshat, të vendosin se si duhet shfrytëzuar toka për ndërtime, që të vendosin vetë kush duhet të marrë pjesë në këshillin komunal, që të zhvillojnë zgjedhje dhe të kenë të drejtën e fjalës në komuna. Në komunat me etni të ndryshme ekziston problemi se si t`i bësh bashkë të gjithë banorët e një fshati në vetëadmnistrimin lokal. Komuna ka mjetet e veta financiare që i administron vetë, i shpenzon vetë. Buxheti është i rëndësishëm por e rëndësishme është edhe të merren vendimet se cila rrugë duhet të ndërtohet e para, ose a duhet të jetë impianti i pastrimit të ujrave të zeza qëndror apo jo.

Deutsche Welle: Në Kosovë ekziston mendimi se me vetëadministrimin mund të bëhet pavarësimi i komunave serbe, si të thuash të ngrihen qeveri nën qeveri. Ose se decentralizimi shkon më shumë në përkrahjen e serbëve. Si mendoni ju?

Sabine Kaspereit: Kështu nuk mund të zgjidhet asgjë. Në parim duhet që të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Unë nuk mendoj se një vend që deklaron pavarësinë mund të trajtojë qytetarët e vet në mënyra të ndryshme. Kjo do të nxiste pakënaqësira, dhe do të vështirësonte tolerimin reciprok të qytetarëve

  • Data 31.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fl1W
  • Data 31.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fl1W